Si të qëndroni freskët (pa kondicionuar)

183
Sigal

Pavarësisht nëse jeni pa energji elektrike, ndodheni në një dhomë pa kondicioner ose duke u përpjekur të kurseni para, ka mënyra për t’u ndjerë disi më freskët pa ftohje artificiale.

Trupi nuk duhet të jetë shumë i nxehtë për një kohë të gjatë, pasi nxehtësia e tepërt mund të dëmtojë trurin dhe organet e tjera, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA. Djersitja është sistemi natyror i ftohjes së trupit, por kur kjo nuk mjafton. Prandaj lexoni në vijim disa këshilla të vlefshme:

Hidratohuni

Kur jeni të nxehtë dhe të skuqur, hidratimi është hapi i parë dhe kryesor për t’u freskuar.

Si të qëndroni freskët (pa kondicionuar)

Bëni dush me ujë të ftohtë

Një dush i ftohtë ndihmon në ftohjen e trupit duke ulur temperaturën. Për një ndjesi më të freskët, provoni sapun ose shampo me mente – mentoli në vajin e mentes aktivizon receptorët që i tregojnë trupit se diçka që po hani ose ndjeni është e ftohtë.

Si të qëndroni freskët (pa kondicionuar)

Vendosni kompresa të ftohta në qafë ose kyçet e duarve

Këto pika pulsi janë zona ku enët e gjakut janë afër lëkurës, kështu që ju do të ftoheni më shpejt.

Si të qëndroni freskët (pa kondicionuar)

Përdorni freskuese

Vendosni freskuesen të drejtuar nga dritarja e dhomave për të nxjerrë ajrin e nxehtë.

Si të qëndroni freskët (pa kondicionuar)

Mbyllni perdet dhe grilat

Nëse keni dritare ku bie dielli, mbyllni perdet ose grilat për të mos lejuar nxehtësinë.

Si të qëndroni freskët (pa kondicionuar)

Flini me materiale të përshtatshme

Pambuku është një nga materialet më të mira për t’ju mbajtur freskët.

Si të qëndroni freskët (pa kondicionuar)

Mbyllni dyert e dhomave të papërdorura

Nëse askush nuk po përdor një dhomë që nuk ka ajrim ose ajër të freskët, mbyllni derën në atë zonë për të mbajtur ajrin e freskët të kufizuar vetëm në disa zona të shtëpisë.

Shmangni përdorimin e sobës/furrës

E gjithë nxehtësia jo vetëm që do i japë një ndjesi lodhjeje personit që gatuan në familje, por do rrisë dhe temperaturën e gjithë shtëpisë. Kërkoni për receta verore, të thjeshta dhe pa shumë mundim. Nëse keni një shtëpi me oborr, apo ballkon të madh, provoni të gatuani diçka në zgarë duke krijuar kështu edhe një barbeque në shtëpi.

Rrethohuni nga bimët

Nëse keni një hapësirë të vogël të lirë, tarracë, ballkon apo kopësht, sidomos në pjesën e shtëpisë që është më e ekspozuar ndaj diellit, plotësojeni atë me bimë. Ato do të shërbejnë si mburojë ndaj ngrohjes.

Si të qëndroni freskët (pa kondicionuar)