Si të gatuajmë, kur nuk dimë të gatuajmë

411
Sigal

Disa këshilla të thjeshta se si t’ja filloni me gatimin, kur nuk keni as idenë më të vogël.

1. Filloni me recetat e thjeshta

Nuk mund të pretendoni të gatuani byrek apo bakllava vetëm sepse gjetët një recetë në Google. Nuk është aq e thjeshtë sa duket dhe gjasat për dështim janë jo të vogla. Filloni me receta që konsistojnë vetëm në bashkimin dhe përizerjen (ose grirjen) e disa përbërësve.
– Provoni pancakes. Janë gjëja me e thjeshtë dhe ka 1001 mënyra për t’i bërë. Dy prej tyre janë:
– 1 banane e shtypur, tërshëre dhe mjaltë. I grijmë të tre përbërësit bashkë dhe e vendosim përbërjen në tigan. Tiganin e kemi lyer paraprakisht me pak vaj, ose gjalpë.
– E njëjta procedurë, por vetëm me 2 banane, 1 vezë dhe pak ekstrakt vaniljeje.

Si të gatuajmë, kur nuk dimë të gatuajmë

– Një ide tjetër janë qoftet me perime. Ju duhen: 1 patate, 2 kunguj, 1 karrote, ½ qepë, 2 thelpinj hudhër. Grijmë një nga një përbërësit, i përziejmë bashkë me 2 vezë. Shtojmë kripë, majdanoz dhe piper të zi. Më pas, u japim forma, i lyejmë me miell dhe i skuqim në vaj.

Si të gatuajmë, kur nuk dimë të gatuajmë

2. Shpërbleni veten

Postojeni në Instastory, shënoni recetën në një bllok ose notes të telefonit tuaj. Kështu ndjeni se keni arritur diçka sado të vogël dhe e keni recetën të ruajtur si “tuajën” në çdo rast. Lërini miqtë dhe të afërmit t’i provojnë gatimet e tua. Me siguri do t’ju mbështesin edhe nëse nuk keni bërë më të mirën.

Si të gatuajmë, kur nuk dimë të gatuajmë

3. Dekoroni

Pjesa më e bukur e gatimit, sidomos kur sapo ja ke nisur është zbukurimi i pjatave. Disa luleshtrydhe të vendosura bukur tek ëmbëlsira, pak borzilok tek makaronat. Çdo gjë bëhet e këndshme për sytë dhe të sjell një ndjenjë sado të vogël arritjeje.

Si të gatuajmë, kur nuk dimë të gatuajmë

4. Kërkoni mirë dhe shpejt

– Për receta të shpejta e të sqaruara hap pas hapi me foto shkoni në Pinterest. Krijoni një board me emër Easy Fast Recipes a diçka të ngjashme dhe ruajini aty recetat tuaja.
– Instagrami, gjithashtu, ka një numër të madh vajzash e djemsh shqiptarë që postojnë receta fantastike tradicionale dhe jo vetëm. Gjithsesi, mjafton të kërkoni 2-3 herë për receta në Instagram dhe do ta keni explore-in e profilit tuaj të mbushur plot me të tilla.

Si të gatuajmë, kur nuk dimë të gatuajmë

5. Merreni lehtë

Roma nuk u ndërtua në një ditë dhe njëjtë do ndodhi dhe me aftësitë tuaja në kuzhinë. Mos harroni se praktika sjell përsosmërinë dhe përpiquni të gatuani më shpesh.

Si të gatuajmë, kur nuk dimë të gatuajmë