Si ta pastroni krehërin e flokëve sipas këshillave të parukierëve

42
Sigal

Të dish si të pastrosh krehërin e flokëve në mënyrën e duhur është një gjë, por ta bësh realisht është diçka tjetër. Eliminimi i papastërtive apo flokëve nga krehëri bën që ju të keni një skalp të shëndetshëm. Njësoj si larja e çarçafëve apo veshjeve, edhe krehëri kërkon një mirëmbajtje të vazhdueshme për të parandaluar përhapjen e baktereve dhe qelizave të vdekura të lëkurës në kokë.

Shenja e parë që furça e flokëve ka nevojë për një pastrim të mirë? Kur dhëmbëzat e krehërit janë gri. “Kur filloni të shihni njolla gri ose grumbullime në furçë, ky është një tregues se është koha për t’i bërë furçës një pastrim të mirë, ose thjesht të merrni një furçë të re,” thotë Leland Olson, një mjeshtre e bojërave të flokëve.

Si ta pastroni krehërin e flokëve sipas këshillave të

Sa shpesh duhet ta pastroj furçën e flokëve?

Parukierët thonë se pastrimi i krehërit të flokëve duhet të bëhet të paktën një herë në muaj. Një hap i vogël parandalues? “Pasi krihni flokët, hiqni menjëherë qimet që kanë mbetur në të. Kjo do të ndihmojë në parandalimin e ngatërrimit të flokëve sa herë ju i krihni”.

Si ta pastroni krehërin e flokëve sipas këshillave të

Si ta bëni pastrimin në mënyrën e duhur?

Mënyra sesi të pastroni një krehër flokësh është mjaft e thjeshtë dhe e lehtë për t’u bërë në shtëpi. Për një pastrim të përditshëm, thjesht spërkatni krehërin me një përzierje alkooli dhe ujë. Kjo është një mënyrë e thjeshtë për të vrarë çdo bakter që mund të rritet aty.

Për një pastrim të thellë, parukierët sugjerojnë që të lagni krehërat në një lavaman me ujë të nxehtë dhe sapun. Lërini aty për disa minuta, më pas sigurohuni që i keni shpëlarë siç duhet para se t’i përdorni.

E fundit, nëse shihni shumë flokë të grumbulluar, merrni një furçë dhëmbësh që nuk e përdorni dhe me të nisni pastrimin e krehërit të flokëve.