Si ta bëni shtëpinë tuaj më mikpritëse këto festa?

145
Sigal

Festat për ne janë koha kur mblidhemi me të dashurit për të kaluar ndërrimin e viteve mes momentesh plot të qeshura. Shkëmbimi dhuratave, shijimi i pjatave tradicionale dhe lojrat argëtuese edhe pse jane pjesa kryesore e eventit, ata që e organizojnë darkën e Vitit të ri e dinë që përgatitja e shtëpisë mban peshën më të madhe.

Ndaj dhe ne ju tregojmëçfarë mund të ndryshoni që tani për kthyer atë nënjë hapësirë tërësisht të këndshme, të paharrueshme dhe tërheqëse si për ju, edhe për familjen dhe miqtë tuaj.

Në momentin që vendosni të bëni pemën, është një shenjë e mirë që të pastroni shtëpinë tuaj me themel. Nuk po flasim vetëm për marrjen e pluhurave apo larjen e dyshemesë. Lani mbulesat e divanëve e krevatëve, ajrosni dyshekët, regulloni dollapët tuaj, tregoni kujdes edhe për dollapët ku mbani ushqimet si dhe mos harroni frigoriferin e sobën.

Meqë jemi tek ajrosja e shtëpisë, për duhanpirësit diçka e tillë vlen akoma edhe më shumë. Por vlen këtu të përmendet edhe fakti që ende nuk është vonë për të bërë ndryshime e për të hequr dorë nga zakone të dëmshme. Siç e dini djegia e cigares çliron deri në 6000 kimikate në ajër. Këto toksina shpërndahen edhe në sipërfaqet e shtëpisë suaj. Një mënyrë e thjeshtë për ta shmangur këtë gjë është të shtyni veten të bëni ndryshimin në fundvit e të hiqni dorë nga cigarja. Por nëse dëshironi që të vazhdoni të përdorni nikotinën, ju sugjerojmë që për të reduktuar dëmin e shkaktuar nga tymi i cigares të informoheni edhe për alternativat pa tym. Mundësi si cigaret elektronike apo pajisjet me ngrohje mund të jenë një zgjidhje për të përmirësuar cilësinë e ajrit të shtëpisë suaj. Falë teknologjisë dhe shkencës këto alternativa eliminojnë deri në 95% të toksinave të tymit të cigares.

Shtëpia juaj tanimë është krejtësisht e pastër dhe gati për ta zbukuruar si ju doni për të sjellë sa më shumë shpirtin e festive. Sigurisht që ngjyrat klasike janë e kuqja, e bardha, e gjelbërta. Por ju mund të guxoni këtë vit dhe të përfshini edhe tone të floririt apo argjendit në detaje siç mund të jenë qirinjtë, pecetat zbukuruese të tavolinës apo dhe zbukurime të tjera.

Dhe një tjetër këshillë nga ne është që të investoni në disa jastëk zbukurues për t’i dhënë një pamje krejt tjetër dhomës së ndenjes. Kështu të ftuarit tuaj do të ndihen të përkëdhelur nga përkujdesja juaj, e do të shijojnë akoma edhe më shumë këto festa.