Ministrja Bilali  zgjeron listën të babëziturve që gllabërojnë fondet në emër të inovacionit

235
Sigal

Ndërkohë që mijëra të rinjë të talentuar, intelektualë dhe profesorë të nderuar po ikin nga Shqipëria prej varfërisë, madje edhe duke rrezikuar jetën nëpër gomone, Ministria e Sipërmarrjes së Edona Bilalit financon me vlera mbi 50 milion lekë biznesmenët e mëdhenj, fëmijët e oligarkëve. Madje babëzia arrin deri aty ku, djali merr 50 mln dhe vajzën me 30 mln brenda të njëjtës kompani. Babai si drejtor në shtet shpërndan miliarda dhe djali përfiton miliona nga ministria. “Telegraf “ tashmë prej një jave vijon të zbardh fakte tronditëse në lidhje me rastet flagrante në konflikt të pastër interesi të monopolizimit të fondeve.

Raste tipike

1- Dy përfaqësuesit e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit Mata dhe Sarapuli.

2- Flladi Agolli, i cili është i biri i hajdutit, me damke Dritan Agolli, drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit i cili ka grabitur 4 milionë lekë për Start-up-in e tij.

Shtoj këtu se hajduti famoz, Dritan Agolli ka shpërblyer vetë djalin e tij me 500 milionë lekë, duke shpallur fitues për manualin e gatimeve, shefin e restorantit të tij.

3- Edona lumturon Altin dhe Arbi Bamllarin, babë e bir, me 50 milionë lekë për kompanitë e tyre “Skytech” dhe “3DSKY”. Vjedhje të pastër mbajnë erë dhe rastet e tjera të lumturuara nga Edona , të evidentuara nga emisioni investigativ “Pirranjat”.

4- 50 milionë lekë në kuadër të fondeve për inovacionin, grant shkon për Kamela Hasko, auditore ligjore dhe njëkohësisht ish-sekretare e vetë ministres. Ajo së bashku me bashkëshortin Armand Hasko menaxhojnë zyrën e auditit “AKH consulting”.

Vijon saga e qokave me fonde

Vijon të zgjerohet lista me fondet e përcaktuara për të ndihmuar të rinjtë të hynin në botën e biznesit që kalon nëpërmjet lidhjeve nepotive tek zyrtarët dhe familjarët e tyre. Teksa shifrat nga audite dhe instituacione ndërkombëtare dëshmojnë për një realitet të hidhur të shpopullimit, duket se Ministrja Edona Bilali i ka dhënë një tjetër goditje të rinjve, të cilët me një ide biznesi të vecantë, të përfitonin një ndihmesë financiare për të çuar përpara idenë e tyre. Kjo do ishte një arsye më shumë që të qëndronin në Shqipëri, duke implementuar idetë e tyre në plane biznesi për të garantonin një jetesë më të mirë . Ndërkohë Ministria për Sipërmarrjen i shpërndau fondet qoka miqsh dhe në konflikt të hapur interesi.Ja disa nga emrat sipas rasteve të iniciativës për të denoncuar të ekspertit Genti Progni. https://www.facebook.com/aplikacione

5- Fabio Leka, i biri i ish- drejtorit të RTSH Martin Leka përfiton 30 milion lekë për listimin e shitjeve online të përdorura me 100 listime,  por sipas verifikimit të Genti Progni nuk kemi asnjë faqe të tillë online. Madje ky “inavacion” transmetohet dhe si reklamë në ndeshjet e botëtorit në RTSH.

6- SKAITECH shpk droni i pare shqiptar , në dy thirrje për grante janë fitues edhe tee 47 milion nga Ministrja Edona Bilali dhe 39 milion nag AIDA. Madje me kompaninë tjetër 3 D SKAI po në të njëjtën thirrje 29 milion të tjera dhe 9 milion të AIDA.

7- Lidhje nepotike? Erjon Nako ish studenti i Mirlinda Karçanaj, ka marrë ambientet ngjitur me AKSHI si ‘PROTIK’ dhe ja jep prap vetes me qera si SDA (Nako sërish) për të bërë kurse me lekë dhe merr ca fonde si “PROTIK”  për përhapjen e tekonologjise , informimit dhe kurseve.

8- Bleri Dervishi (kuzhinier)  përfitoi 99 milion leke si lehtësues  i startup

9- Spontan Media , i bëri dhe faqen kompanisë (AZ consulting , ish kompanise së Ministres Edona Bilali) edhe fiton 35 milion te AIDA dhe 50 milion nga Ministria e Sipërmarrjes. Flitet se ka menaxhuar fushatën e Bilalit.

Çfarë janë “start-up(et)”

Bazuar në Nenin 3, pika d) të këtij ligji “Startup” janë individët dhe personat fizikë ose juridikë të regjistruar në regjistrin tregtar të Republikës së Shqipërisë, të cilët, referuar objektit të aktivitetit të tyre, janë konceptuar, krijuar dhe veprojnë me qëllim nisjen e realizimit dhe zhvillimit të një modeli biznesi, produkti dhe shërbimi inovativ dhe/ose teknologjik të veçantë, me potencial rritjeje të shpejtë, të zbatueshëm në praktikë, për përmirësimin e ndjeshëm të modeleve të biznesit, produkteve dhe shërbimeve ekzistuese.