Si ndikon dieta në jetën seksuale të grave

113
Sigal

Gratë shpesh nuk ndihen rehat kur u duhet të flasin për shqetësime seksuale me mjekët e tyre. Mjekët nga ana tjetër, hezitojnë t’i pyesin për këtë temë. Natyrisht, shëndeti seksual është i lidhur ngushtë me shëndetin e përgjithshëm. Problemet kronike, përfshirë dëmtimet neurologjike, sëmundjet e veshkave, çrregullimet inflamatore dhe kanceri, mund të ndikojnë negativisht në shëndetin seksual.

Të gjitha këto, si dhe shëndeti i përgjithshëm, ndikohen nga dieta e një personi.

Një dietë jo cilësore është zakonisht ajo që përfshin një sasi të madhe të ushqimeve shumë të përpunuara (ultra-processed foods). Në këtë grup përfshihen akulloret, cheeseburgers, pica, pijet me gaz, pijet e ëmbla etj.

Studime të mëparshme kanë treguar se si një dietë më cilësi të ulët mund të ndikojë negativisht te aktiviteti seksual i meshkujve. Fatkeqësisht, roli i dietës në seksualitetin femëror nuk është studiuar mirë.

Të dhënat paraprake mbi këtë temë janë të kufizuara, por sugjerojnë se dieta ndikon edhe në seksualitetin femëror. Për shembull, ka një lidhje mes obezitetit dhe uljes së kënaqësisë seksuale dhe lidhje të ngjashme, ka në fakt, me të gjithë çrregullimet e të ngrënit.

Pacientët me bulimi priren të jenë impulsivë dhe të përfshihen në sjellje seksuale me rrezik më të lartë, ndërsa anoreksikët raportojnë thatësi vaginale dhe më pak dëshirë për seks.

Studimet që përfshijnë regjime më të shëndetshme ushqimore dhe aktivitet fizik kanë zbuluar se ka përmirësim të dukshëm më pas edhe në jetën seksuale.

Thënë këtë, duket se edhe njëherë, ushqyerja dhe një jetë aktive, janë çelësi për të qenë të shëndetshëm në çdo aspekt tjetër të jetës, edhe në shtrat!