Ç’do të ndodhë këtë javë me shenjën tënde?

113
Sigal

Historitë verore fillojnë tani, ndaj bëhu gati të ndjesh puhizën e dashurisë. Më poshtë, të tregojmë se si do të jetë kjo javë për shenjën tënde.

Dashi

Shprehe veten, Dash! Afërdita të inkurajon që të frymëzohesh dhe të tregosh veten në shumë dimensione, veçanërisht në zonën e romancës. Të dielën, ndodh një ngjarje e rëndësishme: Plutoni kalon në prapavijë te Bricjapi dhe rikthen në vëmendjen tënde disa problematika që lidhen me fushën profesionale. Në të njëjtën kohë, Mërkuri shkon te Binjakët, duke të dhënë të gjithë forcën dhe energjinë për t’i përballuar këto sfida.

Demi

Kush e mban zemrën tënde të sigurt? Afërdita në Luan do të të ndihmojë që të gjesh më shumë lumturi dhe siguri emocionale në marrëdhënien tënde të dashurisë. Gjithashtu, kjo javë të motivon të ndërmarrësh veprime dhe të dëgjosh trupin dhe shpirtin tënd.

Binjakët

Oh, sa seksi është komunikimi! Veçanërisht pasi Mërkuri hyn në shenjën tënde për të të fuqizuar këtë aspekt, në mënyrë që të tërheqësh njerëzit dhe situatat e duhura në jetën tënde.

Gaforrja

Duhet që të rilidhesh me kënaqësinë tënde fizike dhe të bësh gjithçka për t’i plotësuar vetes dëshira dhe pasione. Zona e romancës do të ndriçohet pasi Plutoni hyn në Bricjap dhe të ndihmon që të përballosh konfliktin dhe kontrastin. Gjithashtu, nga fundi i javës, Mërkuri të fton që të praktikosh më shumë meditim dhe të bësh një plan për ditët verore.

Luani

Gati për një shndërrim të ri në jetën romantike? Afërdita hyn në shenjën tënde të hënën dhe të jep kurajo që të ndash me të tjerët dëshirat, ndjenjat dhe shpresat e tua. Gjej një rutinë të re dhe të këndshme, si dhe mirëprit miq që do të rikthehen sërish në jetën tënde.

Virgjëresha

Shkëputu nga e shkuara, Virgjëreshë! Afërdita hyn në Luan dhe kjo tregon se është çasti perfekt për t’u shëruar nga e shkuara dhe për të lënë pas disa nga zakonet që të kanë dëmtuar.

Peshorja

Po lidhesh gjithnjë e më shumë me një mik apo partner? Afërdita bën të mundur që të zbehet shumë linja e hollë që ke krijuar në lidhjen tënde dhe të ndihmon të krijosh një marrëdhënie më të ngushtë dhe solide.

Akrepi

Lidhja me të tjerët është aftësi, ndaj këtë javë do ta kuptosh se sa e rëndësishme është të zbulosh talentet e tua, si dhe t’u shprehësh të tjerëve emocionet dhe mendimet. Mërkuri në Binjak të ndihmon të shprehesh, si dhe të jesh më joshës në aspektin e erotizmit dhe intimitetit.

Shigjetari

Ke një partner në distancë? Një aventurë e re, në të cilën do të njohësh njerëz të ndryshëm nga ti dhe të jesh më i hapur ndaj gjërave të reja, të pret! Identifiko vlerat e tua dhe rilidhu me kontrastin dhe ato gjëra që mendon se janë të ndryshme nga ti.

Bricjapi

Thello marrëdhëniet e tua! Përfshi në to besim, siguri dhe lidhje që e tejkalon atë fiziken. Kërko shpirtëroren, integritetin dhe zhvillimin. Fundja, kjo e bën dashurinë më të veçantë. Nga dita e diel, do të bësh disa hapa të vegjël drejt një zakoni të ri.

Ujori

Kjo javë i kushtohet dashurisë, Ujor! Sot, Afërdita hyn te Luiani dhe të bën të krijosh një lidhje të bukur me njerëz që janë komplet e kundërta jote. Nga ana tjetër, Mërkuri të ndihmon që të praktikosh aftësitë e tua kreative.

Peshqit

Gjithmonë duhet të vësh re detajet e vogla! Ji vigjilent, shiko gjithçka me vëmendje dhe sa më shumë kujdes të kesh për to, aq më e qartë do të jetë tabloja jote në të ardhmen.