Sezoni i misrave erdhi! Ja si t’i ngrini ato për t’i patur në çdo sallatë

1063
Sigal

Është koha e misrave të njomë e të ëmbël, të cilët gjatë verës kthehen në shijen tonë të preferuar. Ndërsa tashmë mund t’i gjeni në treg, blijini dhe futini në ngrirje me anë të disa hapave të thjeshtë. Kështu do të mund t’i përdorni për shumë kohë në sallata dhe receta të ndryshme!

Përgatitja
Për 4-8 misra

  • Zhvishini misrat dhe hiquani fijet. I pritni fundet e thata ose majat.
  • Vini në zjarr një enë me ujë që të ziejë në flakë mesatare. Ndërsa uji zien, mbushni një enë tjetër me ujë me akull.
  • Përdorni mashat që të shtoni misrat 2 ose 4 njëkohësisht, në varësi se sa merr ena juaj. Ziejini për 4 minuta.
  • Largoni misrat nga ena që po vlon dhe hidhini direkt tek ena me akull.
  • Kokrrat e misrit futini në qeset për ngrirje, duke hequr sa më shumë ajër të mundeni dhe futini në ngrirje.
  • Mund t’i ruani deri në 6 muaj në ngrirje.