Rreziqet e përdorimit të telefonit në vende ku nuk ka sinjal

572
Sigal

Vendet ku nuk ka sinjal, sidomos ashensoret, nuk janë vendet më të mira për të folur në telefon. Përveç faktit se sinjali është i dobët dhe ju nuk do të jeni në gjendje të komunikoni mirë dhe pastër, ka edhe dissa rreziqe të tjera.

Kur telefoni celular nuk është në gjendje të marrë një sinjal të mirë nga stacioni bazë ose është jashtë rrezes, ai lëshon sinjalin e tij, që domethënë lëshon më shumë rrezatim, në mënyrë që të mund të flisni. Kjo ndodh më tepër në strukturat e betonit ose çelikut, por edhe në ashensorët, bodrumet dhe garazhet nëntokësore.

Telefonat celularë rrezatojnë dy deri në tre herë më shumë në vendet ku ka një sinjal të dobët, prandaj shmangni përdorimin e tij në ashensorë, bodrume dhe në vendet e tjera ku valët ose sinjali, kanë tendencë të rrjedhin më shumë.