Pse një rritje e numrit të *beqarëve* nuk është diçka e keqe!

196
Sigal

Vitin e kaluar, Pew publikoi një raport në lidhje me interesat romantike të beqarëve – ata që nuk ishin të martuar, që nuk jetonin me një partner dhe që nuk ishin në një lidhje të përkushtuar. Bazuar në një kampionim kombëtar të rastësishëm të amerikanëve 18 vjeç e lart, studiuesit zbuluan se 50% e beqarëve nuk ishin të interesuar për t’u angazhuar në një lidhje romantike dhe madje as për një takim njohjeje/romantik.

Për shumë njerëz, jeta beqare është një jetë e shkëlqyeshme, më e mirë se çdo alternativë

Njerëzit të cilët frikësohen për numrin në rritje të beqarëve kanë një ide se beqarët janë të trishtuar, por ky nuk është gjithmonë rasti. Për njerëzit që janë “beqarë në zemër”, kjo jetë është më e mirë, më e gëzueshme, më përmbushëse dhe më kuptimplotë se çdo alternativë.

Ndër dëshmitë e grumbulluara si fatkeqe për njerëzit beqarë, një është fakti që shumë nga këta njerëz po jetojnë me prindërit e tyre. Për beqarët që jetojnë me prindërit e tyre, ndërkohë që nuk e dëshirojnë këtë, kjo sigurisht që mund të mendohet si diçka e keqe ose e pakënaqshme.

Megjithatë, është e gabuar të turpërosh këdo që jeton me prindërit e tij. Të rinjtë e sotëm dhe prindërit e tyre shpesh e gëzojnë vërtet shoqërinë e njëri-tjetrit. Nuk janë më vitet 1970. Dhe për disa grupe dhe në disa vende, të jetosh me prindërit vlerësohet shumë.

Diskutimet për numrin në rritje të njerëzve beqarë që jetojnë me prindërit e tyre fillojnë nga supozimi se prindërit po mbështesin (financiarisht) fëmijët e tyre të rritur. Dhe ndonjëherë ky është vërtet rasti. Megjithatë, është e vërtetë gjithashtu, që beqarët kanë më shumë të ngjarë të kujdesen për prindërit sesa të martuarit, kur ata të jenë të moshuar/më të mëdhenj në moshë.

Thënë këto, nuk ka asnjë problem me të qenit beqar dhe nëse ky fakt nuk ju bezdis ju, pse duhet t’i bezdisë njerëzit përreth jush?