Pse edhe njerëzit e lumtur në çift tradhtojnë?

108
Sigal

Tradhtitë kanë lindur bashkë me njerëzimin dhe kanë ekzistuar që prej fillimit të tij. Arsyet janë nga më të ndryshmet, por ende sot e gjejmë veten jo të gatshëm për t’ju përgjigjur dilemave “pse njerëzit tradhtojnë?” apo “Pse tradhtojnë edhe ata që e duan partneren dhe janë të lumtur me jetën në çift?”

Esther Perel, një psikoterapist i specializuar për çështje të tilla si tradhtia në çift përpiqet t’i japë përgjigje kësaj dileme duke u nisur nga fenomeni i monogamisë.

Sipas saj, monogamia dikur nënkuptonte 1 njeri për gjithë jetën. Sot, 1 njeri në një periudhë të caktuar kohe.Nëse dikur njerëzit ndaheshin sepse ishin të palumtur, sot divorcohen sepse mund të jenë më të lumtur se aq. Në të shkuarën, nuk ka pasur asnjë lidhje mes monogamisë dhe dashurisë. Martesa ka qenë thjesht një transaksion biznesi, kurse sot një marrëveshje romantike. E ndërsa tradhtia, një fenomen që kërcënon vazhdimisht sigurinë tonë emocionale. Njerëzit i kthehen tradhtisë sepse e shohin si një hapësirë për të gjetur dashurinë e vërtetë, por pse disa partnerë zgjedhin të tradhtojnë edhe kur janë të lumtur me jetën në çift?

– Koncepti se tradhtitë ndodhin vetëm në marrëdhënie problematike është i gabuar. Me siguri shumica prej nesh mendon: “Nëse brenda shtëpisë ke gjithçka të duhet, nuk ka asnjë arsye për të kërkuar më shumë jashtë saj.” Nga ana tjetër përballemi me një tjetër fakt: Njerëz që janë 100% të dashuruar pranojnë se po, kanë tradhtuar.

Kur ne tërhiqemi nga dikush tjetër që s’është partneri ynë, kjo ndodh jo sepse duam të lëmë njeriun që kemi në krahë, por duam të arratisemi nga njeriu që vetë ne jemi bërë. Eshtë si një përpjekje për t’u rilidhur me copëzat e humbura të vetes.

E vërteta është se shumicë e çifteve që e kanë përballuar me sukses një tradhti në lidhje janë bashkë dhe më të fortë se më parë. Eshtë vetë çifti që e vendos se çfarë pasojash do të ketë tradhtia e njërit prej tyre. Sigurisht lëndimi është i pashmangshëm nga njëra anë, por nga ana tjetër ashtu është edhe rritja personale apo zbulimi i vetes. Pranojeni ose jo, sipas psikologëve, çdo tradhti ripërcakton fatind dhe jetëgjatësinë e një lidhjeje.