Po mendoni ndarjen? 8 pyetje që duhet t’ia bëni vetes

41
Sigal

Askush nuk i hyn një historie dashurie me idenë e ndarjes…Situata të ndryshme mund të çojnë në vendime drastike deri tek ndarja nga personi me të cilin e kishit projektuar veten deri në fund të jetës.

Por, ndarja nuk ndodh brenda natës! Një marrëdhënie ndikohet nga shumë faktorë dhe probleme që janë të ndryshme për individë të ndryshëm.

Nëse jeni në fazën që po mendoni ndarjen, para se ta merrni vendimin përfundimtar, përgjigjjuni si fillim këtyre tetë pyetjeve dhe në fund bëni më të mirën për veten dhe të ardhmen tuaj.

#1 Pse dua të ndahem nga ky person?

Përshkruani me pika në një letër ose diskutojini me një person të afërt arsyet pse po mendoni ndarjen. Kjo metodë është po aq e thjeshtë sa të shkruarit e një liste me të mirat dhe të këqijat që sjell vendimi i ndarjes.

#2 A ka ndonjë mënyrë për të zgjidhur problemet?

Asnjë marrëdhënie nuk është perfekte. Por, identifikimi i problemeve është një hap afër zgjidhjes së tyre. Xhelozia, mungesa e besimit, pasionit, çdo gjë tjetër mund të jetë motiv për ndarje, por më parë ju duhet ta identifikoni problemin.

Po mendoni ndarjen? 8 pyetje që duhet t’ia bëni vetes

#3 A do të pendohem për vendimin?

Nëse e shtyni veten të mendoni për arsyet e ndarjes dhe e dini që të dy keni bërë më të mirën për ta mbajtur të fortë raportin, atëherë ju nuk do të pendoheni më pas për vendimin.

#4 Si do të jetë jeta pas ndarjes?

Të imagjinosh jetën e përditshme pa personin që je mësuar ta shohësh 24/7 është e trishtë. Të qenit beqar/e do të thotë më shumë kohë për miqtë, për familjen dhe veten. Mund të duket e vështirë, por koha vetëm është shpesh koha më e mirë.

#5 Si duhet ta bëj ndarjen?

Të gjithë kemi dëgjuar histori ndarjesh që përfundojnë me një mesazh ose me zënka të mëdha. Nëse e urreni përballjen apo mendoni se do shpërtheni në lot gjatë bisedës, shkruajeni gjithçka në një letër dhe më pas lexojeni me zë të lartë. Çështja është që duhet të jeni të qartë për problemet dhe jo emocionet.

Po mendoni ndarjen? 8 pyetje që duhet t’ia bëni vetes

#6. Çfarë duhet të them?

Nëse ende nuk keni folur për ndarjen, ju duhet ta pyesni partnerin/partneren se çfarë mendon për raportin dhe flisni me sinqeritet për ndjenjat respektive.

#7 A duhet ta lë të hapur derën për një ribashkim në të ardhmen?

Kjo është pak  e ndërlikuar sepse lënia e derës hapur me mundësinë e një rikthimi mund të mos i sigurojë asnjërës palë mbylljen që ju duhet të dyve. Ndonjëherë, është më mirë të shkoni në rrugë të ndara se të mbeteni “peng” i idesë së një rikthimi.

#8 Çfarë kam mësuar nga kjo marrëdhënie?

Një ndarje nuk do të thotë që një marrëdhënie ka dështuar. Çdo person që takoni në jetë është një shans për të mësuar pak më shumë për veten dhe atë që dëshironi të keni nga një partner/e.