Përveç palestrës: 5 gjëra që duhet t’i zbatoni nëse doni bark të sheshtë

249
Sigal

Të gjithë e dimë mirë sa e vështirë është të bësh një bark të sheshtë! Ndryshe nga pjesët e tjera të trupit, pjesa e barkut nuk mjaftohet me palestër. Mënyra si kontrolloni oreksin dhe si veproni me dietën ushqimore është elementi kyç! Ka disa mënyra mjaft efikase që përmirësojnë sistemin e tretjes dhe që mund t’ju ndihmojnë të keni një bark të sheshtë më shpejt nga ç’e mendoni.

1.Hani ngadalë

Duke ngrënë ngadalë, nuk do të fusni aq shumë ajër në stomak dhe përtypja e mirë e ushqimeve do të bëjë që stomaku juaj të mos mbushet më shpejt se ç’duhet.

2.Kontrolloni porcionet

Përpiquni të hani porcione në madhësinë e grushtit të dorës suaj, në mënyrë që të mos tejkaloni masën.

3.Pini çaj menteje

Konsumimi i çajit të mentes relakson muskujt dhe përmirëson ndjeshëm sistemin tretës.

4. Konsumoni më shumë kos

Ushqimet e fermentuara janë ideale për të përmirësuar problemet e tretjes, duke rezultuar kështu edhe në një bark më të sheshtë.

5. Eleminoni stresin

Sipas disa studimeve të reja, kur jeni të stresuar, trupi juaj nuk i tret siç duhet ushqimet.