Pema e rrallë shumëngjyrëshe

884
Sigal

Natyra jo në pak raste bën mrekulli me krijimet e saj dhe një rast i tillë janë pemët të cilat ngjajnë si ylber dhe që janë quajtur shkencërisht Eukalipt deglupta.

Kjo lloj peme është e gjatë dhe e njohur zakonisht si ylber ose si plastelinë shumëngjyrëshe. Është vendase në Indonezi, Papua Guinea e Re dhe në Filipine, dhe është e vetmja specie Eukalipt me një gamë natyrore që shtrihet në hemisferën veriore.

Karakterizohet nga një lëkurë me shumë nuanca ndër to ngjyrë vjollce, portokalli, blu etj. Lulëzon në tokë të pasur, të mesme e të lagur në diell të plotë dhe është intolerante ndaj ngricës. E. deglupta përmban gjethe të gjelbërta dhe çel lule një herë në vit gjithashtu karakterizohet nga një lëkurë shumë e lëmuar.

Lulëzimi mund të ndodhë brenda vitit të parë, por zakonisht fillon pas 2 vjetësh dhe vazhdon çdo vit. Pema prodhon lule të bardha me gjethe mesatarisht të gjera.

Fillimisht lëvorja ngjyroset në të gjelbër dhe me kalimin e kohgës errësohet dhe maturohet, duke marrë ngjyra të ndryshme, nga blu në ngjyrë vjollcë, portokalli dhe hije të kafe.