Parashikimi i yjeve për datën 10 qershor

324
Sigal

Dashi

Ju jeni plot me entuziazëm dhe dëshirë për të bërë çdo gjë. Nëse merrni një risi të bukur dhe majft interesante mund t’ju sjellë shumë suksese në punë dhe do ju mbushë xhepat me para. Nëse punoni për tjetrin, dëgjoni këshillën e një njeriu më të madh në moshë se ju. Në dashuri, përpiquni të riktheni kohën e humbur me partnerin.

Demi

Të mërkurën një fije stuhie për shenjën e Demi, për shkak të Hënës disonante në Ujori; prandaj bëni kujdes dhe jini të vetë-disiplinuar. Është e nevojshme të organizohen mirë burimet dhe të planifikohet më mirë jeta familjare. Mund të përballeni me ndonjë sëmundje. Kujdesuni për trupin dhe shëndetin tuaj. Mos e neglizhoni!!

Binjakët

Dielli dhe Hëna do jenë aleatët tuaj të shkëlqyer, do ndezin entuziazmin tuaj dhe do lehtësojnë vështirësitë që mund të hasni gjatë realizimit të projekteve tuaja.Të përfundosh një negociatë do të jetë sikur të pini thjesht një gotë ujë. Kjo negociatë do jetë e dobishme për ju sepse do ju ndihmojë të krijoni kontakte të rëndësishme . Do jeni të lumur në dashuri.

Gaforrja

Mërkuri dhe Marsi prej kohës po ofrojnë mbështetjen e tyre, ndërsa Hëna do ju ndihmojë të zgjidhni krizat, burokracitë dhe problemet që keni në përgjithësi. Do ju ndihmojë gjithashtu të gjeni mënyra të reja, mjedise të reja për të ndryshuar monotoninë mbytëse që keni në jetën tuaj. Do keni një intuitë të shkëlqyer.

Luani

Mos u nervozoni nëse gjërat nuk ecin ashtu siç dëshironi. Doni të fitoni aty kur rrethanat nuk e lejojnë atë dhe planetët ju pengojnë dhe kjo është një veprim shkatërrimtar, nuk do merrni asnjë kënaqësi. Përpiqni të mos humbisni kohë dhe pozicionin që keni në shoqëri dhe punë.

Virgjëresha

Dielli, Venusi dhe Marsi do jenë mjaft shqetësues për ju ditën e sotme, ndërsa Hëna dhe Ujori, janë në dispozicion t’ju ndihmojnë. Do bëjnë që ju të vendosni rregull në punën tuaj dhe të rregulloni marrëdhënien tuaj të dashurisë, ku ju kanë ikur çdo ndjenjë dhe emocion.

Peshorja

Intuita, imagjinata, forca dhe sharmi nuk do ju mungojnë sot dhe do ju ndihmojnë të bëni marrëdhëniet me partnerin tuaj pothuajse të përsosur. Nëse jeni beqarë do të bëni njohje të reja dhe intriguese. Në punë mund të guxoni pak më shumë, të ekspozoni veten dhe të shprehni si nevojat ashtu edhe sugjerimet tuaja.

Akrepi

Ju keni marrë disa vendime me kokën tuaj për disa çështje, pa pyetur njeri tjetër, por një person i familjes suaj nuk do jetë dakort me zgjedhjet tuaja. Mos përfshini njerëz të tjerë në projektet tuaja pa u këshilluar më parë me familjen! Në disa çifte dëshira për gjëra të reja do jetë një tundim i papërmbajtshëm.

Shigjetari

Morali do të jetë shumë i lartë, do të ndiheni të gjallë dhe në paqe me veten dhe me tërë botën. Kjo vjen sepse do të arrini një ekuilibër të përsosur të brendshëm. Nuk do ju mungojë dinamizmi dhe vullneti: përpiquni t’i përdorni këto cilësi për një kauzë të rëndësishme. Romanca dhe pasioni do të konsolidojnë marrëdhënien tuaj romantike.

Bricjapi

Një e mërkurë pa ngjyra. Mërkuri do e ndërlikon jetën tuaj pak në komunikime, në çështjet e punës dhe ato financiare. Do keni mbështetje nga Hëna e cila do ju ndihmojë të përmirësoni pasurinë tuaj sentimentale dhe financiare.

Ujori

Sot do keni një intuitë dhe kreativitet të paparë dhe kjo falë Hënës në shenjën tuaj. Do jetë një ditë produktive dhe aspak kaotike apo stresuese. Mbrëmje do përjetoni momentë të ëmbla. Partneri juaj do jetë më i ëmbël dhe i dashur se zakonisht, madje më i ndjeshëm ndaj jush.

Peshqit

Sot nuk do ju vijë ndonjë mundësi e mirë në dorën tuaj. Është koha të bëni pak pushim dhe lërjani të tjerëve të marrin vendime. Përpiquni të kuptoni ndjenjat tuaja. Forma juaj fizike do ju lërë për të dëshiruar, mbase vapa do ju dobësojë më shumë se zakonisht. Do jeni në bisedime e sipër për financat tuaja.