Një klient i ri në hotel, elefanti ecën me qetësi drejt recepsionit për të marrë frutin e tij të preferuar

380
Sigal

Një elefant i uritur është filmuar duke ecur në recepsionin e një hoteli në Zambia, në përpjekje për të kapur frutin e tij të preferuar.

Pamja magjike u filmua nga Ian Salisbury, 68 vjeç, një guidë safari në Mfuwe Lodge, South Luangwa National Park, Zambia.

Elefanti ecën në hollin e hotelit, duke mos u ngutur. Ai merr kohën që të ndalojë për të parë recepsionistin, para se të vazhdojë sërish rrugën e tij.

Ai shkon drejt një peme mangoje që gjendej në kopshtin pranë recepsonit.