Nëse u përgjigjeni me ‘Po’ këtyre pyetjeve, lidhja juaj mund të zgjasë përgjithmonë

104
Sigal

Marrëdhëniet janë të ndryshme. Disa herë mund të jenë të vështira, të ndërlikura dhe shpeshherë të pakuptueshme. Megjithatë, ka disa karakteristika që dallojnë marrëdhëniet e shëndetshme që zgjasin për shumë gjatë (edhe gjithë jetën) nga marrëdhëniet jo të shëndetshme, abuzive dhe/ose konfliktuale. Sipas Mitzi Bockmann, një trajnere që punon me burra dhe gra për vetëbesimin dhe marrëdhëniet, duhet të keni parasysh pesë pyetje. Nëse u përgjigjeni me po, atëherë lidhja juaj ka të ngjarë të zgjasë përgjithmonë.

1. A flisni hapur?

A mund t’i tregoni partnerit/es kur nuk ju pëlqen diçka që ai/ajo bën? E vërteta është baza e çdo marrëdhënieje të fortë që do të zgjasë dhe nëse nuk mund t’i tregoni njeriut të zemrës se për çfarë keni nevojë, ose të jeni të hapur ndaj asaj që ai/ajo bën, atëherë marrëdhënia juaj ka pak gjasa të zgjasë për shumë gjatë.

2. A jeni të sinqertë për intimitetin?

Intimiteti është i ndryshëm për të gjithë. Disa njerëz duan të shtrëngojnë duart dhe të përqafohen. Disa njerëz nuk duan. Disa të tjerë duan seks çdo ditë. Fatkeqësisht, edhe për çiftet më të shëndetshme, çështjet e intimitetit mund të jenë të vështira për t’u diskutuar. Por është e rëndësishme të diskutoni menjëherë çdo çështje intimiteti që mund të keni.

3. A janë të shëndetshme lidhjet jashtë marrëdhënies suaj?

Për shumë çifte, ka probleme që në fillim kur bëhet fjalë për marrëdhëniet e tyre me familjen dhe miqtë e partnerin/es për shkak të papajtueshmërisë. Njerëzit janë të ndryshëm dhe jo domosdoshmërisht duhet t’i pëlqeni sjelljet e familjarëve ose miqve të tij/saj, por në vend që t’i shpërfillni, përpiquni t’i kuptoni ose t’i diskutoni me të.

4. A ka respekt të ndërsjellë?

Si mund të duash dhe të pëlqesh dikë, po të mos kesh respekt? Mungesa e respektit sjell përbuzje dhe nuk ka asgjë më të keqe në një marrëdhënie se përbuzja. Vetëm me praninë e respektit të ndërsjellë një marrëdhënie mund të lulëzojë dhe të zgjasë një jetë.

5. A ju pëlqen koha që kaloni së bashku?

A bëni vërtet ju dhe partneri/ja përpjekje për të kaluar kohë së bashku? Apo nxirrni justifikime për të mos qëndruar bashkë? Nëse nuk doni të kaloni kohë me të, atëherë marrëdhënia juaj nuk është e shëndetshme. Bisedoni dhe përpiquni të kuptoni se çfarë mund të bëni për t’u lidhur më shumë.