Nëse s’keni bërë asnjë nga këto ‘gabime’, atëherë quajeni veten mjeshtra të puthjes

175
Sigal

Le ta praojmë, nuk ka asgjë më të sikletshme sesa një puthje që nuk shkoj siç e prisnit. Herës tjetër kur të puthni dikë përpiquni të shmangni këto gabime të zakonshme.

Nxitimin

Një puthje e mirë duhet të zgjasë. Nëse po nxitoni atëherë nuk po puthni siç duhet. Përpiquni t’i jepni kohën e duhur një momenti kaq të veçantë.

Zhurmën

Zhurmat e vogla janë të pamundura të evitohen. Ama përpiquni t’i shmangni zhurmat e mëdha kur puthni. Kështu do t’i kurseni vetes disa situata të pakëndshme.

Fokusimin tek buzët

Një puthje në buzë kuk ka pse të jetë me doemos një puthje vetëm në buzë. Zonat rreth buzës dhe pjesë të tjera të ndjeshme janë shumë më efektive për një puthje të mirë.

 Mos harroni të merrni frymë

Nëse nuk merrni frymë puthja ka për të mbaruar shumë shpejt. Mundohuni të punoni me frymëmarrjen në mënyrë që ta bëni magjik procesin e puthjes franceze.

 Mos ushtroni ‘presion’

Në rregull, një puthje pasionante lidhet edhe me lëvizjet pasionante. Ama tërheqjet shtytjet e menjëhershme dhe çdo lëvizje tjetër e këtij lloji nuk është asgjë tjetër veçse e besdisshme.