Nëse keni probleme me gjumin ju mund të vuani nga këto 5 çrregullime

23
Sigal

A e keni vënë re se sa keq ndiheni të nesërmen, pasi keni fjetur keq një natë më parë? Djersë të ftohta, minuta të tëra pa gjumë, zgjime të shpeshta për në tualet, kollë e vazhdueshme, pra  gjumi kthehet në një makth më vete. Duket se mënyra se si flemë është tregues i shëndetit të mirë ose jo. Sipas të dhënave të Google, termi i kërkimit gjumi dhe lidhja me shëndetin ka njohur një trend rritës me 8,900% kërkime në tre muajt e fundit. Por, cilat janë problemet shëndetësore që në fakt tregon gjumi i keq dhe jo cilësor?

-Pagjumësia hormonale

Një formë e pagjumësisë është edhe ajo hormonale, që vjen si rezultat i luhatjeve të hormoneve dhe meqenëse hormonet janë të lidhura ngushtë me ciklin tuaj të gjumit, nëse ato ndërpriten, mund të çojë në shqetësime të gjumit. Nëse jeni duke përjetuar pagjumësi të vazhdueshme, mund të keni nivele të ulëta të melatoninës.

-Lodhje e vazhdueshme

Nivelet e ulëta të hormonit progesteron ndërpresin ciklin e gjumit të thellë dhe mund të shkaktojnë pagjumësi, djersitje gjatë natës dhe apnea të gjumit. Kjo për shkak se progesteroni qetëson trurin dhe madje quhet antidepresant natyral i trupit.

-Diabeti

Shumë njerëz që jetojnë me diabet të tipit 2 kanë probleme me gjumin. Kjo ndodh për shkak të niveleve të paqëndrueshme të sheqerit në gjak, të cilat, nëse janë shumë të ulëta, mund të shkaktojnë pagjumësi dhe lodhje dhe nëse janë shumë të larta, çojnë deri në urinim të shpeshtë.

-Tensioni i lartë i gjakut

Studimet kanë treguar se personat me presion të lartë të gjakut shpesh përjetojnë pagjumësi. Presioni i lartë i gjakut ndodh si rezultat i forcës së lartë që përdoret për të pompuar gjakun nëpër vena. Kjo sjell probleme në enët e gjakut dhe mund të shkaktojë dhimbje koke, vështirësi në frymëmarrje dhe madje edhe dhimbje në gjoks.

-Tiroide 

Hipertiroidizmi (një tiroide tepër aktive) bën që gjëndra tiroide të mbiprodhojë hormone. Hormonet e prodhuara nga tiroidja ndikojnë në temperaturën e trupit, rrahjet e zemrës dhe  në peshë. Pabarazitë në hormonet e tiroideve mund të shkaktojnë probleme me gjumin.