Sigal

Një baba nga Turqia i ka habitur të gjithë me veprimin e tij, duke lidhur të bijën në pjesën e pasme të furgonit.

“Hurriyet” shkruan se videoja është regjistruar në Cankiri Yayalakent dhe është bërë menjëherë virale. Madje kjo video është çuar në hetime policore.

Pas hetimeve të bëra nga policia vendase, u zbulua se femra e lidhur prapa makinës ishte vajza e shoferit të furgonit.

Menjëherë babai i vajzës u arrestua, por ende nuk dihen arsyet pse ai kishte lidhur të bijën pas furgonit.