Në botë, gratë gatuajnë dy herë më shumë se burrat, përveç këtij vendi. Po Shqipëria ku renditet?

55
Sigal

Një sondazh i fundit zbulon hendekun gjinor që lidhet me gatimin në shtëpi dhe që konfirmon edhe njëherë faktin se janë gratë në të gjithë botën ato që gatuajnë më shumë vakte se burrat.

Gratë gatuajnë mesatarisht nëntë vakte në javë, ndërsa burrat rreth katër herë në javë. Këto janë rezultatet e një sondazhi vjetor nga Gallup (kompani sondazhesh) dhe Cookpad (kompani e teknologjisë ushqimore), që kanë gjurmuar vaktet që njerëzit i gatuajnë dhe i konsumojnë në shtëpi në mbarë botën.

Në botë, gratë gatuajnë dy herë më shumë se

Duket se hendeku gjinor ndryshon sipas vendeve. Në Shtetet e Bashkuara, gratë gatuajnë mesatarisht rreth dy vakte më shumë në javë se sa burrat. Raporti i sondazhit paraqet grafikisht vendet me boshllëqet më të mëdha gjinore, duke përfshirë Etiopinë, Egjiptin, Nepalin dhe Jemenin, ku gratë bëjnë rreth tetë vakte më shumë në javë se burrat.

Në botë, gratë gatuajnë dy herë më shumë se

Në këtë raport ajo që bie në sy është edhe renditja e Shqipërisë, ku gratë gatuajnë 7.8 vakte më shumë se burrat dhe në top listën e 10 vendeve me dallimet e theksuara gjinore në pjesën e gatimit, vendi ynë renditet i shtati.

Vendet me dallimet më të vogla gjinore në gatim janë grupuar në Europë, duke përfshirë Spanjën, Britaninë e Madhe, Zvicrën, Francën dhe Irlandën. Por, ekziston vetëm një vend ku burrat gatuajnë më shumë se gratë. Ky vend është Italia!

Ende nuk janë të qarta motivet se pse në Itali janë burrat që gatuajnë më shumë dhe kësisoj kanë zvogëluar dallimin gjinor në këtë çështje, por sondazhi e vërteton më së miri këtë fakt. Ndoshta burrat italianë e kanë më me pasion gatimin.