Mësoni se cilat janë 5 gjërat shumë të suksesshme që bëjnë njerëzit çdo të hënë

280
Sigal

Zakonisht njerëzit kur punojnë me orë të zgjatura, ose kur puna e tyre është pa pushime, ndodh që ata të mos e bëjnë dot dallimin mes ditëve dhe nuk e dinë kur nis e kur mbaron java. Por për të qenë sa më energjikë dhe të suksesshëm gjatë gjithë javës, ju sugjerojmë të ndiqni 5 rregulla shumë të thjeshta, të bukura e praktike.

Së pari mos harroni që të bëni një axhendë të mirë organizuar nga e hëna në të diel, në mënyrë që mos stresoheni çdo ditë se si do e nisni ditën.

Mos harroni të pastroni çantën nga e para, pasi për 7 ditë të javës ajo me siguri do jetë mbushur me plot fatura, gjëra të pa nevojshme, por është më mirë që të eleminoni edhe sendet që nuk i keni përdorur aspak  më parë.

Bëni një ndarje të përafërt të buxhetit që keni ndërmend për të shpenzuar këtë javë, në mënyrë që të mos bën i shpenzime të pa nevojshme.

Një mini listë me sukseset, qëllimet apo arritjet që doni të shijoni në fund të kësaj jave duhet krijuar pa humbur kohë, në mënyrë që të jeni më të qartë se për çfarë po punoj, për çfarë po studio 5 ose 6 ditë. Në fund nëse e keni këtë listë ju mun të shikoni shumë mirë se kë keni arritur e kë jo.

Mos flini gjumë deri në minutat e para kur duhet të jesh nisur tashmë për punë.

E fundit por jo më pak e rëndësishmja, një ndarje e mirë e librave dhe filmave që dëshironi të shikoni këtë javë.