Sigal

Mesojini femijet te bejne punet e shtepise. Kjo jo vetëm do t’i ndihmojë atë të disiplinohen e të njohin rregullat për mirëqenien e tyre, por do të kontribuojë edhe në përfitimin e një lloj autonomie dhe pavarësie në jetën e tyre.

Një mënyrë e thjeshtë dhe praktike për t’ua rrënjosur ndjenjën e përgjegjësisë konsiston në të bërit të fëmijës pjesëmarrës në detyrat e shtëpisë.

Ja se çfarë rekomandojnë psikologët sipas Revistës Psikologji bazuar në moshën e fëmijës:

Për fëmijë 2-3 vjeç

– të organizojë lodrat e veta

– të ushqehet vet

– të hedhë mbeturinat në kosh

– të ujisë bimët

– të çojë rrobat e veta në vendin e duhur

Për fëmijë 4-5 vjeç

– të vishet vetë

– të shkojë në tualet

– të ndihmojë në shtrimin e tryezës

– të ushqejë kafshën shtëpiake

Për fëmijë 6-7 vjeç:

– të shtrojë shtratin

– të organizojë tryezën e punës

– të përgatisë çantën e shkollës

– të lajë pjatën

– të marrë pluhurat apo të ndihmojë në pastrimin e shtëpisë

Për fëmijë 8-9 vjeç:

– të lahet vetë

– të lajë dyshemenë

– të kujdeset për kafshën shtëpiake

– të përgatisë mëngjesin

– të lajë pjata i vëzhguar nga prindi

Për fëmijë 10-11 vjeç:

– të pastrojë dhomën e vet

– të shtëtisë qenin

– të pastrojë kopshtin

– të nderë rrobat

– të kujdeset për vëllain apo motrën e vogël

Për fëmijë mbi 12 vjeç:

– të hedhë plehrat

– të bëjë pazarin

– të fshijë pluhrat

– të qepë me gjilpërë

– të mësojë shumë gjëra të tjera nga kureshtja

Në fillim kur i lexojmë gjithë këto “punë” për fëmijët na duken të tepërta për ta pasi i mendojmë gjithnjë të vegjël dhe të paaftë për punë por duke u përfshirë në punë dhe duke marrë mbi vete përgjegjësi, fëmija do të mësojë shumë.

Do të mësojë të vlerësojë punën e tjetrit, të jetë falenderues ndaj gjërave që i serviren apo shërbimeve që i kryen dhe mbi të gjitha do të mësojë të vlerësojë veten përmes përgjegjësive.