Mëngjesi ideal sipas moshës: Ç’duhet të hani?

172
Sigal

Çdo fazë e jetës kërkon vlera të ndryshme ushqyese, duke nisur nga kalciumi dhe hekuri në fëmijëri deri tek proteinat dhe Omega3 në vitet e moshës së artë. Po a ka disa ushqime specifike që duhen konsumuar mëngjeseve në bazë të moshës që po jetojmë? Sipas ekspertëve, po!

2-6 vjeç

Vogëlushët janë të njohur për nazet në të ushqyer dhe dëshirën e tyre për të ngrënë vetëm një ushqim specifik. Sipas pediatërve, kësaj moshe i duhen  më shumë fibra dhe fruta. Mëngjesi ideal do të ishte një vezë e ndarë në disa porcione të vogla, shoqëruar me pak avokado dhe fruta pas saj. Veza mban vitaminën D dhe hekurin që janë të rëndësishme për kockat dhe zhvillimin muskular.

+12

E rëndësishme për këtë fazë është kalciumi dhe vitamina D, por gjatë kësaj periudhe me shumë gjasa fëmijët refuzojnë të marrin vlerat e duhura ushqyese. Kombinoni frutat për karbohidrate, fara, kosin dhe qumështin. Sigurisht duke mos harruar të përfshini edhe perimet në pjatat e tyre.

Adoleshentët (13-17 vjeç)

Duke qenë se në këtë fazë kanë nevojë për shumë energji pasi janë në proces rritje, vaktet e tyre duhet të jenë të pasura. Vezë, proshutra dhe çdo ushqim tjetër që përmban fibra apo hekur, veçanërisht për vajzat që nisin ciklin menstrual gjatë kësaj moshe. Frutat gjithashtu duhet të jenë të pandashme.

Të rriturit e rinj (18-30)

Mëngjesi tipik i të rriturit mund të jetë një pjatë drithra, avokado, kos, fruta të freskëta dhe fara, shumë fara. Nëse s’keni kohë mjaftueshëm për këto, një smoothie me banane do të ishte ideale për nevojat tuaja për vitaminë D dhe kalcium.

Mosha e mesme (40-60)

Një omletë me perime do të ishte opsion i sigurtë. Ose një pjatë me drithëra dhe kos.

+60 vjeç

Ushqime të pasura me proteina për të ruajtur shëndetin e muskujve që kanë tendencën të dobësohen me kalimin e kohës. Frutat e thata, fara dhe drithërat janë gjithashtu të rekomandueshme nëse doni një mëngjes të shëndetshëm.