Mashtrim apo e vërtetë? Messi thyen rrjetet sociale

510
Sigal

Mashtrim apo e vërtetë?

Lionel Messi ka ngjallë reagime të shumta gjatë realizimit të një reklame, me goditjen e një topi që mbante sipër një shishe Pepsi.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, me goditjen e tij duhej të dërgonte topin në një cak të vështirë, ndërsa shishja e Pepsit që gjendej mbi top, duhej të binte në pozicionin normale të saj në tokë.

Messi, këtë arriti ta bënte sipas asaj që është publikuar në rrjetet sociale.

Por, tani reagimet janë nëse ky ishte një mashtrim, apo nga lojtari që cilësohet si më i madhi në histori, mund të pritesh çdo gjë, edhe një finalizim si ky që në shikim të parë duket paksa i çuditshëm.