“Mallkimi biblik” – Një tufë karkalecash rrezikojnë ushqimin e 20 milion njerëzve në vendet e Afrikës Lindore

302
Sigal

Tufat e karkalecave në vendet e Afrikës Lindore po kërcënojnë furnizimin me ushqim të më shumë se 20 milion njerëzve në një kohë kur ushqimi tashmë është i pakët për shkak të pandemisë koronavirus.

Karkalecat e shkretëtirës konsiderohen dëmtuesi më shkatërrues i të korrurave në botë. Ata zakonisht jetojnë jetë të vetmuar në mjedise të shkreta, por reshjet e mëdha të shiut lejuan që vezët e tyre të mbijetojnë në një numër të paparë këtë sezon.

Këto karkaleca u shfaqën për herë të parë në Kenia në fund të dhjetorit 2019, me një valë të dytë që pasoi në prill. Tani rajoni po frikësohet për një valë të tretë, ndoshta më të madhe gjatë javëve të ardhshme.

Karkalecat nuk janë parë në këtë shkallë, në këta numra, në 70 vjet. Sipas Kombeve të Bashkuara, një karkalec mund të hajë të njëjtën sasi ushqimi saç 35,000 njerëz hanë në ditë, një sasi shkatërrimtare për fermerët vendas.

Metodat e kontrollit për këto karkaleca përfshijnë pesticide tradicionale, të cilat ngrenë shqetësime mjedisore, biopesticide të sapo zhvilluara, të cilat janë më eko-miqësore, dhe kapja e karkalecave me rrjeta për t’i kthyer ato në ushqim. Por shkencëtarët në qendrën e kërkimit të insekteve janë duke eksploruar mundësi të tjera kontrolli. Kohët e fundit, ata kuptuan se një feromon specifik mund t’i shtyjë karkalecat drejt ngordhjes. Shkencarët gjithashtu kanë gjetur një kërpudhë që mund të helmojë karkalecat pa vrarë krijesa të tjera në mjedis.

Burimi: Business Insider/scan