Ky tipar mund t’ju bëjë të dukeni shumë më të reja (ose jo) nëse e bëni siç duhet

220
Sigal

Vetullat mund të jenë transformuese, zbusin tiparet dhe e bëjnë fytyrën të duket më e re dhe më e hollë.

Vetullat e hequra keq, në këndin dhe formën e gabuar, ndikojnë në mënyrën si dukeni dhe ndiheni. Nëse një grua ka fytyrë rrumbullake, këndi duhet më i mprehtë, nëse është fytyrë katrore, harku duhet të jetë më i butë. Çelësi është ta mbani sa më të trashë të jetë e mundur duke përdorur vetullën tuaj natyrale.

Në rast se keni vetulla të bardha, thuajse të padukshme, ajo që duhet të bëni është t’i përshtasni me ngjyrën e flokëve. Tre këshillat që duhet të mbani mend sa herë vendosni të merreni seriozisht me vetullën janë këto më poshtë:

1.

Bëni mirë këndin e vetullës.

2.

Ruani simetrinë.

3.

Mos e ekzagjeroni me lyerjen dhe mbushjen. Nuk i shkojnë të gjithëve, prandaj mos u ndikoni nga çfarë shihni. Çdo fytyrë është ndryshe!