Sigal

Kushtojnë plot 17 milionë dollarë dhe janë këpucët më të shtrenjta në botë që kanë dalë në shitje në Dubai. Në ankand mund të merrnin pjesë vetëm ata që kishin mjaftueshëm para në llogarinë bankare.

Harrojeni këpucën e kristalit të Hirushes, këpuca më e shtrenjtë në botë prej ari dhe diamantësh kushton 17 milionë dollarë. Këpucët kanë dalë në shitje në Dubai dhe për ankandin është zgjedhur një hotel me shtatë yje. Aty morën pjesë 50 të ftuar të veçantë të cilët ishin përzgjedhur në bazë të llogarive të tyre bankare.

Bashkë krijuesja e këtij modeli u shpreh se objektivi ishte një palë këpucë vërtet unike. Britanikaj The Sun shkruan se deri tani rekordin për këpucët më të shtrenjta e mbante krijeusja Debi Uingam me këpucët e ralizuara për vajzën e një miliarderi të Lindjes së Mesme. Ato kushtonin vetëm 14 milionë dollarë.