Ka një orar të caktuar gjumi, nëse doni të rrisni fëmijë inteligjentë!

252
Sigal

Fëmijët kanë rezerva energjike të pashterueshme, ndaj tentativat për t’i vënë në gjumë disi më herët, zakonisht janë misione të pamundura. Nëse ju duket se dy orë gjumi të humbura nuk janë ndonjë problem i madh, e keni gabim. Studime të shumta kanë dëshmuar ndër vite se zhvillimi konjitiv, emocional dhe fizik i fëmijëve ndikohet së tepërmi nga fjetja herët.

Çfarë do të thotë herët ekzaktësisht? Sipas studimeve të reja, orari më i mirë që fëmijët të flenë gjumë është ndërmjet orës 18:00 dhe 21:00.

E dimë që t’i vësh fëmijët në gjumë pa perënduar akoma dielli, mund t’ju duket e tepër dhe përveç kësaj mision i pamundur, por, edhe një orë e vetme shtesë gjumi është jashtëzakonisht e vlefshme. Nga studime të shumta, është arritur në përfundimin se fëmijët e moshave 7-11 vjeç që 5 ditë të javës shkonin për të fjetur një orë më herët, ishin më të përqëndruar dhe më pak të irrituar në shkollë.

Efektet rezultuan edhe më të mëdha tek fëmijët në moshë më të vogël. Fëmijët 18-muajsh treguan aftësi më të mira motorike, sociale dhe gjuhësore kur fjetën para orës 22:00.