“Ka dhe kështu”. Biznesmeni ‘mbrohet’ nga koronavirusi me maskë prej ari, ja sa kushtoi

288
Sigal

“Është një maskë e hollë dhe ka pore të vogla që më ndihmojnë të marr frymë,”- tha biznesmeni Shankar Kurhad, nga qyteti perëndimor i Pune.

Ndërsa shtoi: “Nuk jam i sigurt nëse më mbron nga pandemia e koronavirusit por po marr masa të tjera paraprake.”

49-vjeçari u shpreh se kur del jashtë i pëlqen të zbukurohet me bizhuteri prej ari, përfshirë një byzylyk, gjerdan dhe unaza në secilin prej gishtave të dorës së djathtë.

“Njerëzit më kërkojnë të bëjmë selfie,”- tha Kurhade. “Ata mahniten kur më shohin me maskë prej ari në markete.”

Indianët janë të detyruar të vendosin maska në vendet publike për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend.