Hyn në Rekordet Guinness: Ja sa kushton akullorja më e shtrenjtë në botë

116
Sigal

Një lugë nga kjo akullore e veçantë me gjasë do të kushtojë më shumë se gjithë akulloret që do të hani në jetë.

Ëmbëlsira e ngritë, e njohur si byakuya – “nata e bardhë” në japonisht – aktualisht kushton 880,000 jen (6,380 dollarë) për një racion, është bërë zyrtarisht akullorja më e shtrenjtë në botë, sipas Rekordeve Botërore Guinness.

Akullorja është krijuar nga marka japoneze Cellato dhe përmban tartuf të marrë në qyteti Alba, Itali; gjithashtu mbulohet nga copëza ari të ngrënshme, dy lloje djathërash dhe një pastë e njohur si “Sakekasu”.

Hyn në Rekordet Guinness: Ja sa kushton akullorja më e shtrenjtë

Kompania tha se misioni i saj nuk është vetëm për të bërë ëmbëlsira të shtrenjta, por për të krijuar një aventurë kulinare që bashkon përbërësit europianë dhe ushqimet tradicionale japoneze.

Bukur. Herën tjetër, bëjeni pak më të përballueshme në çmim. 🙂