FOTOT/ Me sy të nxirë dhe i sëmurë, si është shndërruar luani Lenci që u nxorr nga “Kopshti i Ferrit” në Fier

389
Sigal

Pasi u transferuan në kopshtin zoologjik të Tiranës, ditë më të mira duket se kanë ardhur për tre luanët e Safari Park Zoo, ose siç u cilësua ndryshe ‘Kopshti zoologjik i Ferrit’.

Luani me sy të nxirë, fotot e të cilit bënë xhiron e mediave angleze dhe atyre shqiptare, tashmë është kuruar dhe bashkë me dy “miqtë” e tij, prej një viti është transferuar në Holandë, në një qendër të specializuar rehabilitimi, të quajtur Felida.

Organizata ndërkombëtare “Katër Putrat”, ka shpërndarë edhe disa pamje të Luanit Lenci i cili tashme duket në gjendje mjaft të mirë.

Rasti i kafshëve të keqtrajtuara u publikua nga media britanike “Daily Mail”.

Menjëherë pas publikimit, një sërë reagimesh publike përfshinë mediat shqiptare, ndërkohë që institucionet u angazhuan për të sjellë kafshët në Tiranë, dhe u bë e mundur mbyllja e Safari Park Zoo.