E veçanta e vëthëve të rrumbullakët, trendi më i ri i verës

1153
Sigal

Të fiksuara pas aksesorëve të florinjta? Nuk jeni të vetmet! 2018 është viti kur në çdo moment po e gjejmë veten të kombinuar me të paktën një gjë të florinjtë… Të vogël, të madhe ose super të madhe! Kur themi që nuk jeni të vetmet e kemi fjalën edhe për vajzat e famshme të cilat gjithashtu e kanë përqafuar këtë trend për të qenë “të aksesorizuara” bukur deri në detaje.

Chiara Ferragni është një ndër fanset më të çmendura të këtij trendi dhe nëse e ndiqni atë në Instagram e keni kuptuar sesa shumë i përdor ajo aksesorët në kombinimet e saj. Nuk bëhet fjalë vetëm për raste të veçanta, moda tashmë na dikton të vendosim aksesorët e florinjta çdo ditë, në mëngjes apo në mbrëmje.

Aksesorët që këshillohen të përdoren më tepër edhe në përditshmëri janë ato të madhësive mesatare, të cilat i japin veshjes një pamje sa luksoze aq edhe me stil duke i dhënë gjithashtu formën e duhur kombinimeve tuaja të verës…

Këtë vit do të jeni në shoqëri të mirë për aq kohë sa vendosni të mbani afër vetes, vëthët e rrumbullakët në ngjyrë të florinjtë! Të gjitha ikonat e modës na drejtojnë drejt kësaj tendence duke na treguar sesi t’i kombinojmë duke qëndruar sërish elegante dhe me klas.

Që nga Dua Lipa, Bella Hadid, Camila Coelho apo Kaia Gerber, të gjitha këto vajza e kanë thënë fjalën e tyre në lidhje me aksesorët e florinjtë që do të pushtojnë stilin tuaj.

“Too much” është shumë por ndonjëherë “too much” nuk mjafton! Aksesorët e mëdhenj janë shumë në modë dhe ndër to, ka shumë për të zgjedhur! Jennifer Lopez ka sugjeruar vëthët e mëdhenj në ngjyrë të florinjtë dhe në ju këshillojmë të njëjtën gjë! Nëse dëshironi që look-u juaj t’i mbetet dikujt në mendje, frymëzohuni nga Rihanna, JLo apo edhe Kylie Jenner. Provoni t’i kombinoni vëthët e mëdhenj me një fustan minimalist dhe do të shikoni në pasqyrë vajzën me stil që keni kohë qe e kërkoni!