E rrallë/ Lind kotelja me dy kokë që po lufton me jetën

858
Sigal

Një kotele e vogël po lufton për jetën pasi ka lindur me dy koka.

Krijesa e dobët ka lindur në Ratchaburi, Tajlandën qendrore, të hënën në mbrëmje dhe kishte nevojë për CPR për të qëndruar gjallë.

Pronari Chabaprai Nilpet, 52 vjeç, e ka përshkruar kafshën e saj si një fat dhe i ka dhënë dy emrat e saj, Ngern dhe Thong, që do të thotë para dhe ar.

Chabaprai u kthye në shtëpi nga puna për të gjetur macen e saj Persiane Snow e cila ishte duke u përpjekur të lindte këlyshin e çuditshëm.

Ajo tashmë kishte pjellë një kotele të shëndetshme, por dy të tjerat në pjellë nuk po dilnin ndaj edhe u bë prerja cesariane ku edhe lindi më tej kotelja me dy kokë.