Hapja e llogarive në bankat e Zvicrës, Kryemadhi: Jam shumë e lumtur, të hapen dhe në Singapor e Mauritius

601
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka komentuar vendimin e Senatit të Zvicrës për hapjen e bankave në vendin e tyre. E ftuar në emisionin “Open” , Kryemadhi tha se i ishte bërë shumë qejfi që ishin hapur llogaritë në Zvicër dhe shtoi se do ishte më e kaluar në Singapor dhe Mauricio.

“M’u bë shumë qejfi se janë hapur llogaritë e Zvicrës, por do ishte mirë që të hapeshin edhe ato të Singaporit dhe Mauricios. Aty do të gjejmë edhe lekët e tërmetit pastaj”, tha Kryemadhi.

Zvicra ka vendosur sot të shkëmbejë informacione mbi të dhënat bankare me shtetet e interesuara. Parlamenti zviceran ka aprovuar shkëmbimin automatik të të dhënave bankare me vende, përfshirë Shqipërinë, duke nisur nga vitit 2021.