Sigal

Jo vetëm ushqimet, por edhe veshjet, uji, dielli, ilaçet, detergjentët, ilaçet e pastrimit, të gjitha këto janë elementë që shkaktojnë alergji te persona të ndryshëm

Dritare.net sot në këtë artikull ju sjell një listë me 15 llojet e alergjive, që shkaktohen nga produktet dhe sendet që ne i përdorim çdo ditë të jetës tonë.

Celulare dhe tableta

Zhvillimi i teknologjisë përveç të mirave që na ka sjell, ka dhe plot anë negative. Njerëzit alergjikë nga përdorimi i smartphoneve dhe tabletave, ju shkaktohen kruajtje, dhe mbulohen me skuqje të lëkurës, së duarve, fytyrës dhe të veshëve. Për njerëzit alergjikë dritare.net sugjeron të zëvendësojë këto pajisje me diçka tjetër.

Butonat e pantallonave

Ashtu si me telefonat celularë, problemi me butonat ndodh për shkak të alergjisë ndaj nikelit. Për njerëzit alergjikë, prekja e këtij metali në lëkurën e tyre mund të bëhet një problem i vërtetë. Nëse jeni alergjikë, mbulojini butonat me një copë që mos keni kontakt me to.

Mishi


Një kafshatë e vogël e mishit dhe ju sëmureni, teshtini trupi  ju kruhet, dhe mund të villni. Nëse ju ka ndodhur diçka e tillë, ndoshta jeni alergjikë  ndaj mishit. Kjo alergji mund të zhvillohet në çdo moshë.

Frutat e papastra

Nëse jeni duke ngrënë një mollë ose një kivi, dhe për pak minuta ndjeni diçka në fyt, ju mund të keni alergji. Zakonisht kjo alergji është parë te fëmijët e vegjël, por mund të zhvillohet edhe te adoleshentët.

Drita e diellit

Çfarë mund të jetë më keq se të jeni alergjik ndaj diellit? Njerëzit që kanë alergji ndaj rrezeve të diellit, nuk duhet të ekspozohen në diell, sepse kruajtjet dhe  puçrrat  do ju mbulojnë në të gjithë trupin. Mund të kurohet duke marrë ilaçe të caktuara,ose nëse alergjia nuk ju largohet për shumë kohë, duhet të konsultoheni me mjekun.

Uji

Urtikaria Aquagenic” është një sëmundje e rrallë në të cilën lëkura e njeriut është një sëmundje shumë e veçantë që prek vetëm gratë dhe jo burrat, dhe kontakti i ujit shkakton shumë irritime, në lëkurë.

Ushtrime

Nuk do ta besoni, por ka disa lloj ushtrimesh që te persona të veçantë, shkakton probleme. Nëse vuani nga kjo sëmundje e rrallë, atëherë trupi juaj nuk është në gjendje të ndajë proteinat  nga ushqimi, kështu që kur temperatura e trupit  rritet gjatë stërvitjes, keni frymëmarrje, skuqje dhe ënjtje të fytit.

Djersitje

Nëse në një ditë të nxehtë, me diell ju keni një skuqje kur ju jeni të djersitur, atëherë mund të jeni alergjik ndaj djersës suaj. Ky lloj i alergjisë quhet “urtikaria kolinergike” por fatmirësisht kalon menjëherë pasi të qetësohesh.

Produkte kozmetike

Produktet kozmetike përmbajnë kimikate, shkaktojnë reaksione alergjike që ndodhin brenda disa orësh ose  disa ditësh  pas aplikimit  të tyre. Nëse keni probleme të tilla konsultoheni me një dermatologe.

Detergjent  për larjen e rrobave

Disa nga përbërësit e detergjenteve të rrobave  mund të shkaktojnë reaksione alergjike. Njerëzit që vuajnë nga kjo alergji kanë kruajtje, kur  veshin ose flenë mbi rroba të lara në me këta detergjent. Për mos pasur probleme të tilla, ndryshoni detergjentin.

Pastruesit e mobilieve

Ashtu si në rastin e mëparshëm, kjo alergji shkaktohet nga përbërës të caktuar që gjenden në ilaçet pastruese. Krijoni mënyrat e duhura për tu shmangur nga këto ilaçe.

Leshi

Ne të gjithë mendojmë se leshi të shkakton kruajtje. Por disa njerëz nuk duan ta kenë afër  për shkak të alergjisë që ju shkakton lanolini. Lanolin është një element i natyrshëm i prodhuar nga delet.

Lëkurë apo xhins?

Nuk ka  njeri që s’ka një xhup lëkure që e përdor vazhdimisht. Shumica e njerëzve mund ta e përdorin atë, por disa njerëz që janë alergjik ndaj lëkurës  nuk e përdorin.  Nëse ndieni kruajtje dhe djegie kur vishni një xhaketë lëkure, ndoshta është koha të mendoni për lëkurë artificiale.

Bizhuteri

E përmendëm edhe më lartë  alergjinë ndaj nikelit që gjendet në telefonat  celularë. I njëjti nikel mund të gjendet edhe në bizhuteri. Nëse vëreni skuqje dhe të kruara  kur mbani unaza, atëherë mund të jeni alergjik ndaj  bizhuterive.

Librat

Libra kanë të gjithë njerëzit në shtëpitë e tyre, por në fakt materiali i librave ka një erë të veçantë që tërheq krimbat. Kjo erë e librave të shkaktuar nga materiali që e përbën, për njerëzit alergjikë sjell teshtima dhe dhimbje koke. Për të gjithë këta njerëz që kanë alergji nga librat, dritare.net ju sugjeron të mos heqin dorë nga librat, por të kalojnë leximin në pajisjet elektronike.