Ekspertët kanë mbetur të shtangur kur një valë deti gjigante që ishte nisur drejtë Hong Kongut të Kinës është zhdukur papritmas.
Sateliti i NASA-s, Terra ka kapur gjatë muajit prilli të vitit 2003, atë që dukej si cunami më i madh që ishte drejtuar ndonjëherë drejt atij qyteti kinez.
Madje, nuk ishte një, por katër dallgë që po shkonin drejt Hong Kongut.
Shkencëtarët kanë llogaritur madhësinë e dallgëve dhe kanë dalë në përfundimin se mund të ishin valë më të larta se 150 metra, rreth dhjetë herë më e madhe se cunami i Oqeanit Indian, që solli 230 mijë njerëz të vdekur.
Por valët e mëdha u zhdukën papritmas.
Nëse vlerësimet e tyre do ishin të vërteta, në Hong Kong do të vdisnin të paktën 7 milionë banorë, ndërsa dëmet ekonomike do ishin të pallogaritshme.
Ekspertët kanë mbetur të çuditur dhe nuk mund të besonin, kur cunami u zhduk papritmas, duke nxitur spekulime të ndryshme.
Ithtarët e teorive konspirative, thonë sa ajo ishte dorë e njeriut, madje një planifikim i menduar mirë i ushtrisë.
Megjithëse nuk është thënë se cili shtet ka qenë i përfshirë, në të ashtuquajturën provë e cila duket se ishte vetëm një simulim i padëmshëm.
Një grup ekspertësh po mbledhin të dhëna rreth rastit, për të zbuluar nëse ishte ndonjë aktivitet njerëzor, apo fenomen natyror që e humbi papritmas potencialin.