“A shkaktojnë pipëzat rrudha?”: Ja si përgjigjen ekspertët

26
Sigal

Në një shoqëri që është e fiksuar të sfidojë kohën dhe plakjen, është mëse e zakonshme që njerëzit të pyesin për gjërat që ndikojnë në krijimin e rrudhave. Dilema më e re e TikTok-ut lidhet me përdorimin e pipëzave për të pirë lëngjet dhe rrudhave.

@dr.farzan According to Allure, drinking out of straws regularly can cause wrinkles. When you use straws, you’re pursing your lips repeatedly, leading to the appearance of perioral wrinkles earlier. #wrinkles #antiaging #strawwrinkles ? Area Codes – Kaliii

Pyetja është e qartë: “A shkaktojnë pipëzat rrudha?”. Na vjen keq që po e japim si lajm dhe po ndikojmë negativisht në jetën e njerëzve që s’rrinë dot pa kafshuar dhe gjymtuar pipëzat, por po, shkaktojnë. Dermatologia Michelle Henry shprehet se: “Muskulatura që tërheq lëkurën është ajo që në thelb shkakton rrudha. Lëvizja e përsëritur shkakton edhe rrudhat në lëkurë”.

Nëse je një përdorues/e i/e rregullt i/e pipëzave, mos u shqetëso, pasi shumë gjëra shkaktojnë rrudha. Për shembull edhe ngritja e vetullës. Por, siç të dhamë lajmin e keq, të japim edhe një të mirë: Do ca kohë që të shfaqen rrudhat. Praktikisht, duhen vite që ti të konsumosh gjithmonë lëngje me pipëza, që të të shfaqen rrudha në fytyrë.

Sipas Serena Mraz, dermatologe e certifikuar nga bordi i “Solano Dermatology and Associates”: “Nëse nisni me përdorimin e pipëzave qysh prej të 20-ave, mund të shihni shfaqjen e rrudhave rreth të 30-ave ose të 40-ave, për shkak se humbni kolagjenin në lëkurë, si dhe ndodh procesi i plakjes”.

Nuk po e mbajmë dot dorën me lajme të mira, ndaj të themi edhe se ka një mënyrë për ta zvogëluar efektin e pipëzave te rrudhat, ndaj most ë të kapë paniku. Thjesht përdori më rrallë, përkujdesu në mënyrë të rregullt për lëkurën, shmang duhanin dhe alkoolin, mbrohu nga dielli dhe kaq.

Sigurisht, edhe procedurat e botoksit dhe trajtime të tjera për fytyrën të ndihmojnë të heqësh qafe rrudhat.