7 zakone që ulin rrezikun për depresion, edhe nëse e keni histori familjare

46
Sigal

Mënyra se si jetojmë ka ndikim jo vetëm në shëndetin tonë, por edhe në gjendjen mendore. Sipas një studimi të fundit, ku morën pjesë profesorë nga Cambridge University (Angli) dhe Fudan University (Shanghai), u zbulua se janë shtatë mënyra të stilit të jetesës që lidhen me parandalimin e depresionit dhe uljen e rrezikut të kësaj sëmundjeje, edhe nëse ajo është një histori familjare.

Autorët e studimit të botuar në revistën Nature Mental Health thanë se arsyet pse njerëzit përjetojnë depresion janë komplekse, nga stili i jetesës, gjenet dhe rrethanat individuale.

Të dhënat nga një bazë bio mjekësore e quajtur UK Biobank studiuan mbi 290,000 njerëz gjatë një periudhe nëntëvjeçare, duke përfshirë 13,000 me depresion. Profesorët studiuan nga të dhënat gjenetike, tek stili i jetesës, strukturën e trurit, sistemin imunitar duke përfshirë dhe skanimet MRI të trurit tek 33,000 pjesëmarrës.

7 zakone që ulin rrezikun për depresion, edhe nëse e keni histori

Përfundimet e studimit detajuan faktin se të pasurit e një stili jetese më të varfër ndikon në sistemin imunitar dhe metabolizëm, i cili nga ana tjetër rrit rrezikun e depresionit.

Bashkautorja e studimit, Dr. Christelle Langley, nga departamenti i Psikiatrisë Cambridge University, tha: “Ne e dimë se një mënyrë jetese e shëndetshme ka goxha rëndësi për shëndetin tonë fizik, por është po aq e rëndësishme edhe për shëndetin mendor. Kjo çon direkt në një sistem imunitar të shëndetshëm dhe metabolizëm të mirë”.

7 zakone që ulin rrezikun për depresion, edhe nëse e keni histori

7 faktorët e stilit të jetesës që lidhen me një rrezik më të ulët të depresionit:

-Konsum i moderuar i alkoolit

-Dietë e shëndetshme

-Aktivitet fizik i rregullt

-Shtatë deri në nëntë orë gjumë në natë

– Mospirja e duhanit

– Minimizimi i jetës sedentare

– Forcim i lidhjeve shoqërore

Shtatë deri në nëntë orë gjumë në natë kanë efektin më të madh në çështjen e depresionit.

sedentare me në 13%.