6 arsye bindëse për t’i thënë ish-it ‘faleminderit’ me plot gojën!

96
Sigal

Mendojeni pak më gjatë dhe mos lini impulsivitetin të flasë para jush! Jeni më të zgjuar se kaq.

1- Mendoni që prej këtij ish-partneri ti do të jesh më e zgjuar në lidhjen e radhës!

Me lidhjen e shkuar ju evitoni përsëritjen e gabimeve.

2- Sigurisht që edhe më e mirë në shtrat…Praktika përmirëson gjithçka.

Epo, praktikimi i bën gjërat më të mira dhe secili prej nesh e bën krahasimin mes moshës 20 dhe 25-vjeçare. Çdo gjë që keni mësuar nga ish-i dashuri juaj është në të mirë të marrëdhënies së re.

3- Do ta kuptoni më mirë veten se çfarë doni nga lidhja e re.

Duke lënë pas momente e vështira me ‘atë’ ne e dimë se çfarë duam nga një marrëdhënie e re.

4- Ata na ndihmojnë të mësojmë se çfarë NUK DUAM, gjithashtu

Ndonëse e kemi marrë tashmë një zhgënjim, atë e kemi mësim ndaj kjo na bën mirë gjithashtu.

5- Falenderoje sepse të ndihmoi të rriteshe

Sigurisht lidhja me dikë në çdo moment të jetës sonë na ndryshon si persona. Uljet dhe ngritjet e një lidhjeje na bëjnë të mësojmë më shumë për veten dhe për mënyrën sesi duhet të sillemi me njerëzit.

6- Ata largohen nga jeta jonë duke na lënë të gjejmë dikë më të mirë

Me siguri i keni thënë ndonjëherë vetes “Sa mirë që nuk jam më me atë”. Ndaj thuajini faleminderit në heshtje për mundësinë e artë që erdhi pa e kuptuar.