5 shenja që tregojnë se po e përkeqësoni ankthin tuaj

174
Sigal

Për të rigjetur qetësinë e brendshme t’i përpiqesh të praktikosh meditimin dhe provon çdo metodë tjetër që mund të të ndihmojë. Për momentin ndihesh ok, por një tjetër episod nis sërish. Të duket sikur sa më shumë e ke nën kontrroll ankthin, aq më keq bëhet ai. Çfarë është duke ndodhur?

1. Ne përpiqemi ta tolerojmë ankthin

Duke e toleruar mos mendoni se e pranoni. Ti thjesht e lë të ndodhë dhe pret për shansin e parë që të vjen për t’u arratisur prej tij.

2. Kemi tendencën ta durojmë

As duke e duruar nuk e pranojmë dhe kurojmë ankthin. Kur e pranojmë, ne gjejmë vend në jetën dhe përditshmërinë tonë për të bërë diçka që kjo situatë të ndryshojë. Duke e duruar ne vështirësojmë jetën tonë dhe e lëmë këtë gjëndje të jetojë bashkë me ne aq gjatë sa ajo do.

3. Ne fokusohemi tek përpjekjet dhe jo tek veprimet

Citojmë shembuj të tjerë, tregojmë se çdo të bëjmë më pas, etj, etj, por jo të hedhim hapa konkretë. Ti ose zgjedh të bësh para ose jo. Përpjekjet me fjalë janë asgjë. Duke thënë “do ta bëj” thjesht ngarkoni më shumë trurin dhe rrisni nivelin e ankthit duke e bërë edhe më të vështirë përballjen.

4. Ne varemi tek “mendimet pozitive” më shumë sesa tek pranimi

Duke praktikuar metodën e mendimeve pozitive ne thjesht bindim veten që mund ta kemi në kontrroll ankthin. Sërish ideja kryesore është ta pranojmë atë.

5. Përpiqemi të fitojmë kontrroll ndaj ankthit përmes pranimit të tij

Ky është keqkuptimi më i rrezikshëm që përkeqëson nivelet e ankthit. Pranimi nuk ka lidhje me fitimin e kontrrollit.

Të pranosh ankthin nuk do të thotë të jetosh me stres apo dhimbje. Do të thotë të përpiqesh që gjatë rrugës ta ndryshosh këtë eksperiencë pa e përkeqësuar atë.