5 gjërat që narcistët bëjnë në një lidhje, sipas këtij psikologu të Harvardit

40
Sigal

Flamujt e kuq të narcizkit ekstrem shpesh janë të lehtë për t’u identifikuar: sjellje si mburrje, monologë shkatërrues, vërejtje të shpeshta etj. Në realitet kjo mund të duket si një lojë, por sipas një psikologu që punon në Harvard University prej 25 vitesh, janë disa shenja dalluese që njerëzit narcistë i bëjnë gjithmonë në një marrëdhënie dashurie dhe ju duhet t’i dalloni menjëherë:

#1 “Bombardojnë” me dashuri

Lavdërime, dhurata, vëmendje e tepruar! Kur lidhja është e shëndetshme, kjo sjellje merr një tjetër emër: “faza e mjaltit”! Sipas hulumtimeve, një trajtim i tillë i partnerëve nuk është thjesht argëtues, por ai mund të parashikojë jetëgjatësinë dhe lumturinë e marrëdhënieve romantike. Por, mos u mashtroni! Në fazat e para të njohjes, gjithçka kalon me “bombardim” dashurie deri në piedestal, duke lënë pak hapësirë për kënaqësi.

#2 Irritohen kur përballen me ndjenja të pambrojtura

Nëse thoni diçka të tillë: “Më pëlqejnë të gjitha mesazhet e tua, jam i/e emocionuar që do të të shoh”, ky është një reagim normal ndaj një njeriu për të cilin keni ndjenja. Përgjigja e një narcisti mund të jetë ndryshe: “Nuk më pëlqejnë lojërat”. Ata mund të tërhiqen derisa zhduken fare.

#3 Kanë një imazh të rremë për sigurinë

Njerëzit narcistë përballen me pasiguritë duke ruajtur një ndjenjë për veten si të veçantë, të jashtëzakonshme ose unike, sa nuk kanë frikë nga përballja me rrezikun emocional. Njerëzit që nuk janë narcistë kanë fleksibilitetin për të shijuar thjesht lidhjen.

#4  Flasin vetëm për ngjashmëritë

Një mënyrë tjetër sesi narcistët bëhen të besueshëm është krijimi i një ndjenje të veçantë duke këmbëngulur që të dy jeni njësoj në shumë gjëra: “Ne duam të njëjtën muzikë! A nuk është mirë që ne të dy shijojmë ecjen?” Kur ju vini në dukje dallimet në shijet në kuzhinë apo muzikë, ose refuzoni një mbrëmje surprizë pasi keni planifikuar tanimë një takim tjetër prej kohësh, ju mund të përballeni me acarim ose heshtje.

#5 Kontrollet e vazhdueshme

Narcistët shpesh praktikojnë kontrollin e fshehtë. Ata mund të shfaqen në minutën e fundit me bileta koncerti dhe lule, ose të bëjnë të gjitha rezervimet e darkës, ose të këmbëngulin në zgjedhjen e vendit romantik për piknikun e radhës. Organizimi i situatave të tilla është gjithnjë një taktikë për të marrë atë që ata duan në kohën që ata duan.