4 tipare thelbësore që duhet të shihni tek ai/ajo, nëse po e konsideroni si partner të mundshëm

173
Sigal

Marrëdhëniet romantike janë sfiduese për të gjithë. Pavarësisht sa bukur mund t’ju duken çiftet në rrjete sociale, sa shumë foto duke u puthur dhe dashuruar, postojnë asnjë lidhje intime s’është imune ndaj problemeve.

Kjo për dy fakte shumë të rëndësishme që janë në konflikt me njëra-tjetrën.

1. Të gjithë ne kemi nevoja të lindura për dashuri, përkujdesje, vëmendje dhe kur nuk na plotësohen shkaktojnë reagime dhe emocione të pakëndshme. Me kalimin e kohës ne përpiqemi të mbrohemi nga të tilla nevoja në mënyra të ndryshme, por kjo s’do të thotë që emocionet s’po i përjetoni më: thjesht i keni bllokuar si pasojë e përvojave të mëparshme.

2.  Njerëzit në një marrëdhënie e kanë të pamundur në të plotësojnë gjithë nevojat e partnerit tjetër.

Thënë këtë, është e pashmangshme që jo pak herë të ndjejmë sikur s’na duan, s’na vlerësojnë, na lëndojnë apo s’kujdesen për ne. Kjo është normale dhe na ndodh të gjithëve, por “detyra” juaj është të zgjidhni për një partner që zgjedh të punojë bashkë me ju për të ndërtuar një lidhje të gjatë dhe të shëndetshme. Ç’duhet të ketë një njeri për ta bërë këtë? 4 cilësitë më poshtë, që nëse i gjeni të harmonizuara tek 1 njeri i vetëm, le të themi se keni takuar shpirtin binjak.

1. Të jetë empatik

Aftësia për të vendosur veten në lëkurën e tjetrit fatkeqësisht është e rrallë, por nëse gjeni dikë që e ka, mbajeni fort. Pa qenë empatik, si do ta kuptoni njëri tjetrin? Si mund të trajtosh dike me mirësjellje, konsideratë, apo dhembshuri pa qenë i tillë?

2. Humori

Kur lidhjet bëhen të vështira, është gjithmonë humori i njërit prej të dyve që e shndërron momentin e keq në të mirë. Një batutë e vetme mund të ç’tensionojë situata nga më të ndryshmet, prandaj kërkoni dikë me sens humori.

3. Dëshira e vazhdueshme për të folur

Dy njerëz që e duan njëri-tjetrin dhe janë të motivuar për të qenë bashkë, kanë fuqinë të rregullojnë çdo lloj konflikti mes tyre. Dëshira për t’i zgjidhur, pavarësisht kohës dhe përpjekjeve që i mer i bën të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të zhvillojnë gjithmonë e më shumë komunikimin e shëndetshëm. Gjeni dikë që të dojë të flasë dhe të zgjidhë gjithçka me ju!

4. Të kuptojë sesi funksionojnë emocionet

Ai duhet të të kuptojë para se të reagojë. Që do të thotë, të mendohet, të analizojë dhe pastaj të veprojë. Një njeri me vetëkontroll të lartë është një partner i mirë. Nëse s’të kupton, do të kalojë në kritika dhe kjo shton konfliktet.