10 pyetje ~fare bazike~ për t’i bërë gjatë një takimi të parë

219
Sigal

Le ta supozojmë se i mbaruat gjithë pyetjet klishe të takimeve të para. E mësuat me çfarë merret, ku jeton, folët edhe për miqtë e përbashkët që keni, madje edhe për baret e preferuara të qytetit. Tani çfarë? Nuk doni ta mbyllni kaq shpejt takimin apo jo? Ndërroni marsh dhe bëjeni pak më interesante bisedën. Bëjini gjithë pyetjet e mëposhtme nëse doni t’ju thotë të gjithëve që ka njohur vajzën më cool ndonjëherë.

1. Pra nuk je i martuar apo jo?

Mund ta bëni një pyetje të tillë me humor, pasi nuk i dihet kurrë. Gjithçka mund të ndodhë.

2. Nëse unë paguaj faturat e pijeve sot, a mund të të ankohem për gjithçka që nuk shkon me jetën time?

Kjo zgjon kuriozitet tek njeriu përballë teje dhe njëkohësisht dukesh interesante.

3. A ka një fjalë që e ke thënë gabim gjithë jetën tënde?

Mëson diçka dhe biseda s’është thjesht bazike.

4. A ka diçka që ti e blen pa pushim vetëm se të duket që nuk ke mjaftueshëm?

Mund të jenë çorape, atlete apo çfarëdo lloj gjëje tjetër që është shndërruar në fiksim.

5. Kënga e preferuar për karaoke cila është?

Mund të jetë ai/ajo shpirti yt binjak!

6. Ma thuaj pak titullin e librit që s’e ke lexuar kurrë, por pretendon që e ke lexuar

Të gjithë e kemi një të tillë, prandaj pyete.

7. A ka diçka për të cilën ndihesh gjithmonë në siklet, pavarësisht se s’duhet të ndihesh?

Përtej faktit që është interesante si pyetje, zbulon më shumë rreth karakterit të tij/saj.

8. Ç’lloj blerësi je ti në supermarket?

Impulsiv apo nga ata që zbatojnë listën në mënyrë korrekte.

9. Më thuaj diçka që e ke besuar për shumë gjatë në fëmijërinë tënde.

Të gjithë kemi zbuluar me vonesë disa të vërteta.

10. A ke qenë ndonjëherë i tërhequr seksualisht nga një personazh kartonash?

Hmm..?