Zhvillimi i Akuakulturës në Shqipëri

1840
Akuakultura, e njohur edhe si akuafarming, është rritja e peshkut, krustaceve, molusqeve, bimëve ujore, algave dhe organizmave të tjerë ujorë. Akuakultura përfshin kultivimin e popullsisë së ujërave të ëmbla dhe të detit me kushte të kontrolluara dhe mund të krahasohet me peshkimin komercial, që është zënia e peshqve të egër. Marikultura i referohet akuakulturës së praktikuar në mjediset detare dhe në habitatet nënujore.

Sipas FAO-s, akuakultura “Nënkupton një formë ndërhyrjeje në procesin e rritjes për të rritur prodhimin, siç është stalla e rregullt, ushqimi, mbrojtja nga grabitqarët, etj. Rritja gjithashtu nënkupton pronësinë individuale ose të korporatave të peshqve që kultivohen”. Prodhimi i raportuar nga operacionet globale të akuakulturës në vitin 2014 bëri të ditur se më shumë se gjysma e peshqve dhe butakëve konsumohen drejtpërdrejt nga njerëzit, megjithatë, ka dyshime rreth besueshmërisë së shifrave të raportuara. 

Llojet e veçanta të akuakulturës përfshijnë bujqësinë e peshkut, bujqësinë e karkalecave, blegtorinë, marikulturën, algakulturën (si bujqësia e algave) dhe kultivimin e peshkut ornamental. Metoda të veçanta përfshijnë aquaphonics dhe akuakulturën multi-trofike të integruar, të cilat të dyja integrojnë bujqësinë e peshkut dhe atë bimëve nënujore.

“Akuakulturë biologjike/organike” është aktiviteti që karakterizohet nga: a. reduktimi i ndikimeve negative në mjedis; b. mos përdorimi i hormoneve dhe OMGJ; c. respektimi i dendësisë së kafshëve; d. respektimi i mirëqenies së kafshëve; e. përdorimi i ushqimeve organike, që rrjedhin nga një peshkim i qëndrueshëm, burime të akuakulturës dhe bujqësisë organike; f. përdorimi i produkteve të pastrimit, miqësor me mjedisin; g. përdorimi i trajtimit veterinar kur është i nevojshëm, por pa dëmtuar cilësitë biologjike/organike të kafshëve.

“Akuakulturë ekstensive”është një mënyrë prodhimi në të cilën llojet e kultivuaramarrin të gjitha ushqimet nga mjedisi natyral i sistemit ujor ku kultivohet ose nëpërmjet ujit të furnizuar në këtë sistem dhe të karakterizuar nga: a. një shkallë e ulët kontrolli (sikurse i mjedisit, ushqimeve, grabitqarëve, konkurrenteve, etj); b. kosto fillestare të ulët, niveli i ulët i teknologjisë dhe rendiment i ulët prodhues (jo më shumë se 500 kg /ha /vit); c. vartësia e lartë nga kushtet klimaterike dhe cilësia e ujit; përdorimi i trupave ujore natyrore (p.sh., lagunat, gjire, të rezervuarëve të bujqësisë) dhe ushqime natyrore shpesh të papërcaktuara, të organizmave ujore;

“Akuakulturë gjysmë –intensive” është një mënyrë kultivimi që
“Zonë e Përcaktuar për Akuakulturë” (ZPA) nënkupton një sistem planifikimi hapësinor apo zonimi, i kryer në nivel kombëtar; ZPA ka për qëllim të identifikojë një zonë të përcaktuar për akuakulturë, të njohur nga autoritetet e planifikimit hapësinor, që konsiderohet si prioritet për zhvillimin e akuakulturës.

Zonat e Përcaktuara për Akuakulturë:
Miratohen nëpërmjet një sistemi planifikimi që synon integrimin e aktivitetit të akuakulturës në zonën ujore, bregdetare dhe tokësore me përdoruesit e tjerë, për të shmangur konfliktet në përdorimin e këtyre zonave;

Zbatohen për të lehtësuar dhe zhvilluar aktivitetin e akuakulturës në zonën ujore,

bregdetare dhe tokësore, duke përfshirë procesin e lejimit dhe të procedurave të

funksionimit;
I shërbejnë përmirësimit të akuakulturës së qëndrueshme dhe ka për qëllim koordinimin dhe integrimin e kompetencave dhe procedurave ndërmjet institucioneve të ndryshme publike të përfshira në lejimin, kontraktimin dhe monitorimin e aktiviteteve të akuakulturës.

Përgatitja dhe miratimii ZPA
1. ZPA përfshin zona të veçanta, të caktuara me qëllim aktivitetin e akuakulturës së bashku me infrastrukturën në shërbim të saj.

2. ZPA përgatitet me nismën dhe koordinohet nga ministria, në konsultim me ministritë përgjegjëse në fushën e planifikimit të territorit, përdorimin e hapësirës detare dhe tokësore, përdorimin e burimeve ujore, mbrojtjes së mjedisit, pushtetit vendor, turizmit, ekonomisë dhe trashëgimisë kulturore. Zonat e Përcaktuara për Akuakulturë miratohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.

3. ZPA është pjesë e planifikimit fizik të hapësirës ujore dhe tokësore, kriteret për përgatitjen e së cilës mbajnë parasysh faktorët që e lejojnë zhvillimin e akuakulturës dhe ato që nuk e lejojnë zhvillimin e saj.

4. Me qëllim lehtësimin e dialogut ndërmjet përdoruesve, informacioni mblidhet dhe trajtohet nga ministria në mënyrë administrative si dhe mbështetet me teknologjinë GIS (Sistemet Informatike Gjeografike) i të dhënave.

5. Të dhënat e përdorura për ZPA janë me vlerë jo vetëm për përdoruesit që lidhen direkt me akuakulturën, por për të gjithë përdoruesit publikë detarë dhe tokësorë.

Veprimtaria e akuakulturës
1. Veprimtaria e akuakulturës zhvillohet nga persona fizike ose juridike, të cilat kanë akuakulturën për objekt të veprimtarisë dhe vetëm në sipërfaqet tokësore dhe ujore të përcaktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave si ZPA.

2. Personat fizikë ose juridikë, të interesuar për zhvillimin e aktivitetit të akuakulturës, në sipërfaqe publike tokësore dhe ujore, u nënshtrohen procedurave të konkurrimit publik përveçse në rastet kur kontrata rinovohet sipas nenit 27. Me fituesin Ministria lidh kontratën për të drejtën e ushtrimit të aktivitetit te akuakulturës.

3. Personat fizikë ose juridikë, të interesuar për zhvillimin e aktivitetit të akuakulturës, në sipërfaqe tokësore private lidhin me Ministrinë kontratë për të drejtën e ushtrimit të aktivitetit.

4. Veprimtaria e akuakulturës që zhvillohet nga personat fizikë ose juridikë, licencohet sipas kategorisë dhe nënkategorisë respektive të fushës II.3. të shtojcës së ligjit nr. 10081 datë 23.02.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar.

5. Ndalohet ushtrimi i aktivitetit të akuakulturës nga subjektet fizike ose juridike pa qenë të pajisur me dokumentacionin e përmendur në pikat e mësipërme të këtij neni.

Dhënia me qira e sipërfaqeve tokësore dhe përjashtimi nga konkurrimi publik

1. Sipërfaqet e tokës shtetërore ose në pronësi të bashkisë, u jepen me qira personave juridikë e fizikë, për të ushtruar veprimtarinë e akuakulturës intensive, në bazë të parimit të zhvillimit të qëndrueshëm dhe sipas procedurave të përcaktuara ne nenin 8 të këtij ligji.

2. Me fituesin, ministria lidh kontratën për të drejtën e ushtrimit te aktivitetit të akuakulturës, pasi fituesi të lidhë kontratë me përfaqësuesin e pronës shtetërore ose të bashkisë. Procedurat e konkurrimit publik për të drejtën e kultivimit dhe lidhjen e kontratës së qerasë nuk zbatohen në rastet kur toka është në pronësi private.

3. Të ardhurat nga qiradhënia për pronën shtetërore derdhen në buxhetin e shtetit, ndërsa të ardhurat nga qiradhënia e pronës së pushtetit vendor të derdhen në buxhetin e bashkisë.

Dhënia me qira e sipërfaqeve ujore
1. Sipërfaqet ujore të Republikës së Shqipërisë u jepen me qira sipas procedurave të parashikuara në nenin 8 të këtij ligji, personave juridikë e fizikë, për të ushtruar veprimtarinë e akuakulturës intensive, me qëllim shfrytëzimin e këtyre sipërfaqeve, në bazë të parimit të zhvillimit të qëndrueshëm.

2. Kushtet e qirasë përcaktohen ne kontratën për të drejtën e ushtrimit te aktivitetit të akuakulturës që Ministria lidh me subjektin fitues.

3. Vlerat e qirasë, sipas kategorive ujore, përcaktohen ne dokumentin e ZPA.

4. Të ardhurat nga qiradhënia derdhen në buxhetin e shtetit.

PROCEDURAT E LEJIMI TË AKTIVITETIT TË AKUAKULTURËS
Ministria është autoriteti përgjegjës që jep të drejtën e ushtrimit të aktivitetit të akuakulturës nëpërmjet lidhjes së kontratës përkatëse me personat fizikë apo juridikë, për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Përfitimi i të drejtës së ushtrimit të aktivitetit dhe procedurat e aplikimit
1. Çdo person fizik apo juridik, aplikon për të përfituar të drejtën e ushtrimit të aktivitetit të akuakulturës në zonën tokësore shtetërore/ose private dhe atë detare.
2. Aplikimi kryhet pranë drejtorisë përgjegjëse për akuakulturën.
3. Drejtoria shqyrton aplikimin dhe në rastin e kërkesës për zonë tokësore shtetërore dhe atë detare, shpall njoftimin për konkurrimin publik, brenda një periudhe kohore jo më të vonë se 3 muaj nga dita e marrjes së aplikimit.
4. Brenda kësaj periudhe kohore, ministria, në zbatim të kompetencave sipas nenit 21 të këtij ligji, mund të vendosë kushte shtesë kundrejt aplikimit.
5. Ministria, në zbatim të ZPA, shpall konkurrimin publik edhe për zona për të cilat nuk është kryer aplikim nga subjektet fizike dhe juridike.