Kamera ne duart e saj ështe kthyer në violinë
Ajo është Autore e pare realizuese, me kamera në dore, në krijimin e filmave për shqiptaret e Austalise, qe në vitin 1991, per shqiptarët e Zvicres, 1995,;për arbëreshët , për jetimët në Shqiperi, për ngjarje, qe ajo i bën pjesë te jetes se saj…Ndërkohë qe është dhe familjare e mire, duke kryer detyrat me përkushtim të plote, për bashkshortin, qe e shoqerine 7 vjet në emigracion, për dy femijet, qe i ndjek për arsimim në Itali e Tunizi, dhe duke gezuar edhe dashurinë e nipave e mbesave.
Pikerisht këtu në Athinë, Angjelina e ka bërë naten dite dhe ka shkruar nga faqja e bardhe, 10 filma dokumentare, për t’ju shtuar 50 filmave te Kinostudios.
Këtu ajo ka treguar pjekurinë krijuese me tematike te rendesishme kombetare. Nën këtë diell të përbashkët e mbi këtë tokë te lashtë ajo ravijezon në letër, pastaj edhe me kamera filmat e saj, ku gdhendet pasioni i saj.
Nuk ështe e lehtë te punosh e te xhiroxh në një fshat qe ështe i huaj, si kanë qenë filmat në Redinë, këtu në Greqi, apo në Piana Albanese, në Itali.
Ja se fundi me kamera në dore e vetme mori përsipër te realizonte filmin për Dino Kubatis.me titull Dashuri pa kufi, ku tregohet dashuria bashkshortore, dashuria për Shqiperinë, dashuria për artin.
Shfaqja e filmit dokumentar “Tashko & Koço, një love story shqiptar” do të sjellë për emigrantet, shpirtin e dy krijuesve të shquar të filmit shqiptar, Ylli Pepo e Angjelina Xhara, qe fillimet dinjitoze i kanë në RTSH e Kinostudjo, dhe përvoja e jetes i bën mjeshtra, duke treguar se krijimi është magji, qe sjell tek brezat emocione, histori, qe duhen treguar me dashuri…
Të befasuar, të emocionuar dhe të prekur nga kjo histori legjendare dashurie e Tefta Tashkos e Kristaq Kocos, Angjelina e Ylli na kanë dhënë një realizim filmik që do tu flasë gjeneratave përmes emocineve te thella.
Angjelina si skenariste na tërheq vëmendjen tek fraza e Kristaqit kur i shkruan Teftes…”Të merr malli për Tiranën,dhe kur jemi jashtë e duam aq shumë dhe kur jemi brënda e shajmë.”..fjalë kaq aktuale edhe për kohët e sotme.
Ky dokumentar është dëshmi e forcës ripërtritëse të gjuhës së artit. Pavarësisht ku lind njeriu, pavartësisht se çfarë gjuhe flet, gjuha e artit është një gjuhë universale që i bashkon kombet e kulturat përmes vlerave të një pune të bukur për ta bërë botën më të lumtur.