Video/ 4 filmat e animuar që nuk mund t’i lëmë pa i parë

681
Sigal

Kohët e fundit filmat e animuar janë kthyer në obsesion për të gjithë.

Mënyra e realizimit dhe personazhet që përdorin na kanë bërë të gjithëve të ndihemi pak fëmijë dhe të ulemi para TV për t’i parë.

Në vitin 2019 është vënë re se disa nga filmat e animuar më të pëlqyer të të gjitha kohërave po sjellin nga një version të ri dhe të gjithëve ju ka pëlqyer si ide.

“Frozen 2”
Pas suksesit të jashtëzakonshëm të “Frozen1” krijuesit sollën për adhuruesit e tyre serinë e dytë të filmit. Në ketë pjesë Elsa nis udhëtimin e saj drejt veriut për të mësuar të dhëna të reja.

“Pokemon Detective Piachu”
Sigurisht të që gjithëve na kujtohet periudha kur mblidhnim Pokemonët për beteja.

Epo në një kohë kur të gjithë po i grumbullojnë dhe flasin për ta ka ardhur koha që njëri prej tyre të zgjohet dhe dëshiron të bëhet dedektiv.

Është pikërisht kjo historia që është trajtuar në sezonin e dytë.

“Toy Story”
Këtë vit “Toy Story” vjen me serinë e katërt, e cila është pëlqyer shumë nga publiku.

Pas përfundimit të pjesë së tretë të gjithë u përlotëm dhe menduam se nuk do të kishte një seri pasardhëse, megjithatë prodhuesit e filmit menduan për të gjithë adhuruesi dhe sollën një seri të katërt, e cila është vlerësuar shumë nga kritikët.

“The Lion King”
Filmi legjendar “The Lion King” po rikthehet pas shumë vitesh.

Pak ditë më parë u mbajt edhe premiera e filmit dhe javën tjetër nis transmetimi i tij në të gjitha kinematë.

Në trajlerin e filmit duket se ai është mjaft i realizuar dhe të gjithë jemi duke e pritur me dëshirën më të madhe për ta shijuar.