INTERVISTA/ Flet Deejay i njohur shqiptar, Armando : Tregu i punës në Shqipëri është i vështirë!
… Nuk është më një emër i padëgjuar ai i DJ Armandos , i cili me eksperiencën e tij brenda dhe jashtë Shqipërisë performon në klabe të ndryshme të Tiranës . Është Dj që prej Vitit 1998, kur nisi karrierën e tij në Gjermani ku ka jetuar për rreth 7 vjet. Muzika është Pasioni i tij më i madh në jetë por nuk ngelet pas baleti & udhëtimet në vende të ndryshme të botës . Është i qeshur, mjaft i dashur dhe adhuron pamasë profesionin e tij . Mes fjalëve të tij , duket qartë një djalë me ambicie, mjaft i kujdesur në ato që thotë dhe që nuk pranon të adhurojë askënd, përveç punës së tij . Në intervistën e mëposhtme do të mund të lexoni gjithçka, mbi jetën aktuale të DJ. Armandos …
Përshëndetje Armando, sapo keni realizuar këngën tuaj, ç’mund të na thoni më tepër?
Është e vërtetë, sapo kam realizuar këngën me titull ” SEDUCTIVE ” që në shqip do të thotë joshës, në studion time profesionale, tek e cila kaloj shumë orë para se të perfomoj në fundjavë në klubet ku jam i ftuar special…
Si lindi ideja e kësaj kënge, kush ju nxiti ?
Ideja e kësaj kënge lindi si rezultat i punës time 15 -vjeçare në fushën e deejay, por përveç kësaj, unë realizoj me shumë profesionalizëm dhe këngë remix apo miksime live me hitet dhe tendencat më të reja të muzikës House, pop, R&B, Latin, etj dhe këto i hedh në CD. Unë , Dj A.M.D. premtoj se nuk do ti ndahem punës si Dj dhe muzikës gjithë jetës dhe se verën që vjen do realizoj një tjetër këngë edhe më të bukur.
Ku është realizuar klipi?
Klipin është realizuar gjatë xhirimeve Live ku kam qenë i ftuar çdo herë në Zvicër , Austri dhe Gjermani….
Ku ndiheni më mirë në Shqipëri, apo jashtë saj?
Unë jam mjaft i suksesshëm edhe jashtë vendit tonë, pasi
luaj për çdo njeri që e pëlqen dhe e ndjen muzikën e tij qoftë këtu apo jashtë kufijve.
Cila është muzika juaj e preferuar?
Muzika ime e preferuar është rryma House Music, Progressive & Defected House , për këtë arsye dhe kënga ime është House.
Si u prit kënga juaj, cilat ishin komentet?
Kënga ime SEDUCTIVE është pëlqyer tej mase nga publiku shqiptar që në ditët e para të lançimit në Youtube.
Çfarë ëndërroje të bëheshe kur ishe i vogël, apo thuaj dëshirat e tua fëminore?
Ëndrrat e mia fëminore kanë qenë të ndryshme, saqë kur i kujtoj më vjen për të qeshur . Fillimisht doja të bëhesha Ministër, më pas Aktor, ka qenë një moment që doja të bëhesha dhe Ambasador .
Ndërkohë le të kalojmë pak tek jeta private, si po shkon ajo ?
Jeta private shkon shkëlqyer .
Cili është sekreti juaj i formave të bukura fizike ?
Unë merrem me sport që në vogëli, futboll, vrap, fitness etj.. Kur i them këto kam parasysh dhe një ushqimngrënie të mirë.
Si vishesh në jetën e përditshme ?
Po veshjet e femrave shqiptare si të duken?
Veshja ime është gjithmonë në varësi të programit ditor që kam. Nëse është një ditë pune, normalisht i veshur sport & praktike. Nëse programi ditor kërkon diçka më klasike apo moderne , sigurisht që i përshtatem eventit. Nëse flasim për femra që janë imazhe mediatike, them se i kapin tendencat, pasi vajzat e ekranit janë të mirinformuara. Nëse flasim për vajzat e vogla, e teprojnë pak më veshjen e paradites ose në shkollë. Mendoj se është bukur t’i shikosh pa grim. Vitet e fundit tendenca po ndryshon, ama mendoj se duhet shumë kujdes në kombinimin e veshjes me stilin qe të përket, dhe ditës që kemi përpara.

















