Tom Cara: Paraja është stimul dhe si e tillë të bën të bësh më të mirën

820
Muzika popullore është tabani i muzikës shqiptare dhe si e tillë lëvrohet shumë nga artistët tanë. Tom Cara është muzikant, por nuk këndon, ai me talent krijon dhe orkestron muzikë për këngëtarët, ku dora e tij ndihet në çdo melodi e notë që ata përcjellin tek publiku. Toma është shumë i pasionuar pas instrumentit që përfaqësohet, klarinetës dhe mund të themi se deri më tani i numërohen mbi 20-vite karrierë muzikore. Sot ai është një ndër instrumentistët më të kërkuar dhe më të pëlqyer, falë punës dhe vullnetit të tij!
-Tom, përshëndetje dhe mirëserdhe në faqet e gazetës tonë! 
Përshëndetje edhe juve, është kënaqësi për mua.
-Emri juaj është një ndër më të kërkuarit në diasporë dhe deri më tani me një eksperiencë mbi 20-vite karrierë. 
Po, është e vërtetë, kjo falë punës e vullnetit tim. Kam bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës shqiptare në gëzime të ndryshme familjare.
-Vendlindja juaj është…?
Qyteti i Matit dhe jam krenar që i përkas trevave të veriut.
-Çfarë vendi zë muzika në jetën tënde? 
Merrem vetëm me muzikë, kështu që është primare dhe zë një vend të rëndësishëm tek unë.
-Muzika, është pasion apo profesion për ty? 
Muzika për mua ka qenë gjithmonë një pasion që ka dalë nga shpirti dhe e kam parë më shumë me syrin e kënaqësisë shpirtërore sesa me syrin e materializmit që fitohet prej saj. Ka qenë pasion dhe është kthyer në profesion me kalimin e viteve.
-A ka të bëjë edhe ana financiare në punën tuaj? 
Paraja është stimul dhe si e tillë të bën të bësh më të mirën. Nëse vlerësohesh je edhe më i gatshëm të punosh më shumë, të krijosh më shumë e të bësh gjëra me nivel.
-Cilat janë shtyllat e tua mbështetëse? 
Familja ime në fillim, puna që bëj përkushtimi e vullneti.
-Çfarë ka pozitive dhe çfarë negative tek të punuarit ‘live’ ?
Si çdo punë tjetër ka anët e mira dhe anët më pak të mira, sepse nuk mund t’i quaj negative, lodhja është një nga ato e oraret e tej zgjatura.
-A ndryshon publiku shqiptar nga i huaji? 
Si publiku jot nuk ka askund, duartrokitjet e buzëqeshjet janë më të dashura, vendi yt mbetet vendi yt.
-Projektet për të ardhmen? 
Momentalisht kam në dorë një kolazh me muzikë popullore që shpresoj ta përfundoj shpejt dhe më pas shumë projekte të tjera, të cilat do t’i sjell në momentin e duhur.
Sigal