Silvi Dollapi: Dua që politika shqiptare të jetë në shërbim të popullit tim

611
Sigal

INTERVISTA/Flet koreografja, këngëtarja Silvi Dollapi: Vetëm me dashuri jeta bëhet më e bukur

Ajo tashmë është një nga këngëtaret më të kërkuara shqiptare. Dhe pse jeton vite të tëra jashtë, ajo gjithmonë s’e harron atdheun. Kënga për të është tharmi i jetës.

 Erdhën pushimet.Ku ju pëlqen t’i kaloni?

 Det, vetëm det. Për më tej, në bregdetin shqiptar. E admiroj bregdetin tonë. Ka thyerje dhe shumë të papritura. Vendet malore janw pjesë e jetës ku jetoj. Në Zvicër nuk mungojnë panoramat malore.

 Sapo lamë pas zgjedhjet, merreni, apo ju pëlqen politika?

 Politikaaaaaaaaaaa…Aspak! Dua që politika shqiptare të jetë në shërbim të popullit tim. Kjo më intereson nga politika.

 Gjithmonë e bukur, keni ndonjë sekret?

Punë, korrekte, jetë e rregullt, fitness, ushqim pa teprime,  lëvizje.

 Motoja e jetës apo motivi juaj i jetës?

 Këndo bukur, këndo me dëshirë. Mos e lër kurrë këngën.

 Ka dashuri të përjetshme?

 Për mua? Besoj se jo. Jeta këtë e ka vërtetuar. Ka pas shumë dashuri të mëdha që nuk kanë përfunduar në përjetësi.

 Veshjet e tua të panumërta. Firma e preferuar e veshjes?

 Ahaaaaaaaaaaa…Saktë. Veshjet i kam dobësi, kryesisht të firmave “Cavalli” dhe “Gabbana”.

 Pra shpenzoni shumë për veshjet?

 Me thënë të drejtën, shumë. Kjo pasi dhe bashkwshorti s’më pengon dhe dëshiron të jem e veshur shumë mirë.

 Pika e dobët e femrave parfumet…

 Për mua akoma më të veçanta. “Cabbana”, “Dior” janë më të preferuarit.

 S’është xheloz bashkëshorti?

 Deri tani jo. Kemi besim dhe respekt tek njwri-tjetri. Ai e kupton mirë profesionin tim.

  Klipi juaj më i suksesshëm “Kjo dashnia është bela”, tani me se po merret Silvi?

  Klipi më bën të shoh më tej…Po punoj sërishmi për një klip të ri. Klipi i parë pati shumë sukses dhe mendoj se ishte ndër klipet më të suksesshwm në Shqipëri, pasi ishte  një klip i veçantë, si në muzikë edhe në tekst. Sot ka shumë këngëtare dhe dihet është rritur konkurrenca. Një klip i zakonshëm nuk do të përbënte asgjë për mua. Wshtë një këngë me tekst dhe muzikë që i përshtatet kohës, problemeve shqiptare. Dua të theksoj se autore e tekstit jam vetë. Nuk është teksti i parë që unë bëj, por këtë klip e kisha stërholluar shumë në mendje.

 Gjithmonë në këngët tuaja ngulmoni në tekstet me dashuri, përse këmbëngulni në këtë temë?

 Dua të jap dhe të marr dashuri. Vetëm me dashuri jeta bëhet më e bukur. Edhe kënga e re, me tekst të tillë do të jetë. Por, nuk do të jetë më ideja për një dashuri që të fut bela, që të përcjell imazhe të ndryshme. Dua që këtë herë klipi të përcjellë gëzim, hare, dhimbje, forcë, intrigë, xhelozi, ndjenjë të pa harruar, etj…

 Klipet i keni hob  apo…?

Klipi është realizimi më perfekt i një kënge. Kështu kënga duket më e realizuar. Kam bërë gjithsej gjashtë klipe dhe klipi i ri po më merr shumë kohë.

 Në fillimet tuaja, suksesin ta dha albumi i parë “Të urrej me dashuri”?

 Më se e vërtetë. Se mendoja të kish aq sukses. “Të urrej me dashuri” është një album që nuk e kam pëlqyer vetëm unë. Atë e kanë pëlqyer të gjithë. Ai album thuajse është i mbaruar i gjithë, pasi shoh se në treg nuk ka asnjë CD.

 Mos vallë suksesi ishte tek intriga e titullit?

 Jo vetëm aty. Tek ky album ccdo gjë ishte perfekte.  Titullin e gjeta vetë. Ishte një pjesë e jetës sime në këtë titull. Pra  ka lidhje me jetën time private, një lidhje interesante. Jeta të përplas ku s’e pandeh, ndaj jeta duhet marrë ashtu si të vjen. Disa herë u japim rëndësi gjërave që të duket, se janë po aq të rëndësishme edhe për ata që janë afër teje. Por ndodh e kundërta. Interesimi nuk është i njëjtë. Këtu nis zhgënjimi.

 Diku kam lexuar se keni mbaruar studimet për Koreografi.

Saktë. E ke lexuar tamam, ndoshta pak e dinë. Unë kam mbaruar Akademinë e Arteve për Koreografi. Pas përfundimit të studimeve unë punova si koreografe në Tropojë, në vendin e origjinës. Ishte një vit që njoha të tjera rezerva tek vetja dhe tek jeta. Ishin vitet 1995-‘96 ku më pas unë do të dilja jashtë shtetit me Ansamblin e Këngëve dhe të Valleve. Kjo dalje më shërbeu si shtysë që të jepem pas këngës. Gjermania, Zvicra u bënë atdheu im i dytë. Pastaj erdhi dhe martesa ime në Zvicër me një qytetar zviceran i apasionuar pas këngës.

 Qysh në fillimet e demokracisë  banoni në Zvicër, ku keni krijuar dhe familje. Sot si ndiheni në këtë shtet?

 Zvicra mbetet mbretëresha e shteteve. Për mrekulli. Jam ambientuar  në mënyrë perfekte. Madje kam krijuar dhe një familje solide. Në Zvicër, jeta dhe rregullat janë strikt. Çdo gjë është në vendin e vet. Pastaj aty ka shumë shqiptarë. Komuniteti i shqiptarëve është i mirworganizuar dhe ka shumë aktivitet. Ndihesh si në një qytet shqiptar. Jeta është krejt ndryshe, por ka tempin e vet, karakteristikat e veta, mënyrën e saj të jetesës. Është mirë të jetosh në vende të ndryshme.

 Vini shpesh në Shqipëri?

Vij rregullisht. Nuk mund të qëndroj më shumë se tre muaj larg Shqipërisë. Këtu marr ccka më mungon. Më tërheq pa kuptuar atdheu.  

 Keni ndonjë peng deri tani?

 Them se jo. Peng ishte të bëja një fëmijw. Tani kam një vajzë që e barazoj me botën. Jam e realizuar.

 Je këmbëngulse në jetë?

 Shumë. Pa këtë këmbwngulje s’do të bëja asgjë. Besoj tek vetja, por edhe tek ata që i quaj të besuar.

  Jeni e lidhur me shtypin?

 Gjithmonë lexoj ato çka më duhen për atdheun tim. E gjej kohën kur duhet. Gjej dhe kohën për të lexuar romane.

 Jeni gjithë vitin e zënë me punë?

 Thuajse e zënë. S’jam kurrë pa punë. Kërkesat kanë ardhur në rritje.

 Veshja juaj e preferuar?

 Ditën vishem në mënyrë sportive. Në mbrëmje serioze, sipas vendeve ku do të shkoj.

 A është shoqëria shqiptare një shoqëri maskiliste?

 Është. Këtë e them me bindje. Në Shqipëri ruhen traditat dhe shumë mirë, por ka dhe ca teprime sidomos në raport me hapësirat që duhet të ketë femra. Unë kam krijuar familje jashtë dhe besoj nuk do ta kisha këtë trajtim nga një mashkull shqiptar. Në Europë, artisti, këngëtarja vlerësohet shumë. Një mashkull shqiptar nuk jep kaq përkujdesje për një femër.